I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, gazetari Baton Haxhiu ka folur në lidhje me përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.
Haxhiu tha se përgjimi ishte diçka e paralajmëruar më herët, por po mbaheshin që të përdoreshin për presion politik ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Përgjimi është në funksion të mobilizimit, nuk ka asgjë të re nga ky përgjim. Ky është një paralajmërim i mëhershëm se në një situatë si është kjo do përdoret përgjimi për t’i bërë presion Ramës për një qëllim politik… Lul Basha nuk ka karakter për dhunë dhe ky projekt i dhunës nuk është i Bashës… Nuk do ndodhi asgjë pas këtyre përgjimeve, ka thënë Haxhiu./ Opinion.al E.Xh.