Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkitë përballen me situatë emergjente, por u mungojnë zjarrfikësit!

2025/08/14 at 8:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bashkitë përballen me situatë emergjente, por u mungojnë zjarrfikësit!

Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente e krijuar me zjarret me 25% më pak personel zjarrfikësish, sesa e kërkon ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.


Në legjislacion përcaktohet se çdo stacioni i shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) një njësi operuese dhe inspektuese që ngrihet në çdo bashki, duhet të zbatojë standardin e të pasurit 1 zjarrfikës profesionist për 1,500-2,000 banorë.

Në total në të gjitha bashkitë në rang vendi janë të punësuar 1,300 zjarrfikës sipas të dhënave të Institutit të Bashkive të Shqipërisë.

Në raportin vjetor për “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën aktuale 2024” Institutit për Bashkitë te Shqipërisë evidenton se numri mesatar i zjarrfikësve në nivel kombëtar arrin 0.8 zjarrfikës për 1,500 banorë, ndërsa numri i automjeteve zjarrfikëse është 0.9 për 10,000 banorë.

Kjo tregon se numri i zjarrfikësve të punësuar për 1,500 banorë është rreth 25% nën nivelin e kërkuar nga ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali tha për Monitor se jo vetëm që numri i zjarrfikësve është nën nivelin e përcaktuar në ligjin e vitit 2015, por edhe numri i tyre rezulton se ka një shpërndarje të pabarabartë, ku bashkitë e vogla kanë më shumë zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse për frymë sesa bashkitë e mëdha.

“Por kjo mund të lidhet me shpërndarjen e popullsisë në zona rurale, ku distancat janë më të mëdha dhe infrastruktura rrugore më e vështirë. Ndërsa Tirana ka numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve zjarrfikëse për frymë, gjë që mund të shpjegohet me përqendrimin e popullsisë dhe infrastrukturën më të zhvilluar rrugore në kryeqytet”, thotë ai.

Po ashtu deri në fund të vitit 2018, në çdo bashki u ngritën stacione zjarrfikëse me një personel minimal prej 14 punonjësish. Numri i stacioneve të zjarrfikësve është 70.

Në kuadër të sfidave të vazhdueshme që ka Shqipëria për mbrojtjen nga zjarri, drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, theksoi rëndësinë e modernizimit të mjeteve operative dhe forcave zjarrfikëse.

Ai komentoi situatën aktuale të menaxhimit të zjarreve në disa bashki, përfshirë Delvinën dhe Gramshin, ku janë angazhuar jo vetëm forcat zjarrfikëse vendore, por edhe helikopterë dhe forca të Armatosura Shqiptare dhe të huaja.

“Në terren për shuarjen e zjarreve, sidomos në Bashkinë Delvinë dhe Gramsh, janë angazhuar forcat zjarrfikëse vendore, automjetet zjarrfikëse të bashkive, si dhe helikopterë të Forcave Ajrore shqiptare dhe të huaja për zonat e vështira. Pjesë shumë e rëndësishme ka qenë gadishmëria e qytetarëve dhe vullnetarëve.”

Sipas Haxhimalit, edhe pse ka pasur përpjekje të koordinuara, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki mbetet e kufizuar, me mungesë mjeteve moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar.

“Në të dy bashkitë janë dhënë urdhra evakuimi për disa fshatra dhe është koordinuar ndërhyrja mes strukturave vendore e qendrore për frenimin e flakëve.

Megjithatë, infrastruktura zjarrfikëse në këto bashki është e kufizuar, me pak mjete moderne dhe nevojë për më shumë personel të trajnuar, çka e vështirëson reagimin ndaj emergjencave të përmasave të mëdha.

Në këtë rast duhet theksuar kontributi shumë i rëndësishëm i avionëve nga mekanizimi evropian e mbrojtjes.

Kjo tregon edhe një herë se sa rëndësi merr investimi në mjete të tilla. Por sistemi i mbrojtjes civile kërkohet të jetë më vital dhe i integruar, në burime, teknologji, infrastrukturë, organizime, edukim ndërgjegjësim etj”.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi gatishmërinë e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, u theksua se vendi ka kapacitete të kufizuara për të shuar zjarret në zona të largëta, për shkak të mungesës së pajisjeve specifike si kamerat termike dhe automjetet e specializuara për zonat malore dhe të thella.

“Shqipëria ka nevojë për më shumë automjete zjarrfikëse dhe pajisje moderne që mund të shërbejnë për të përballuar situata më të vështira, sidomos në zona të izoluara,” shtoi Haxhimali.

Kjo pasqyron një tjetër sfidë të madhe për administratën lokale dhe për qeverinë që duhet të sigurojë fonde të mjaftueshme për përmirësimin e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfikësve dhe menaxhimin e zjarreve në të ardhmen.

Në këtë kuadër, Instituti për Bashkitë Shqiptare ka rekomanduar rritjen e transfertave sektoriale dhe krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që mund të përdoret për përballimin e situatave kritike.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki.

Po ashtu sipas Institutit të Bashkive të Shqipërisë për përballimin e situatave emergjente për bashkitë haset nevoja e hartimit të planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki dhe kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 miliardë lekë (rreth 21 milionë euro) për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, ky fond është rritur me 36%.

Ndërsa për emergjencat civile, fondi i vitit 2025 që do të jetë në dispozicion nga buxheti i shtetit është 5,4 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro), një rritje prej 1.4% krahasuar me vitin 2024.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive të Shqipërisë, më herët rekomandoi se është e nevojshme një rishpërndarje e fondeve të buxhetit për situatat emergjente.

Ai sugjeroi që bashkitë që përballen drejtpërdrejt me situata të vështira të përfitojnë më shumë fonde.

Çfarë përcakton ligji për organizimin e strukturës së shërbimit

Neni 7 Organizimi i strukturës së shërbimit

1. Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin organizohet në nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin përfaqëson nivelin qendror; strukturat e shërbimit të MZSH-së në bashki përfaqësojnë nivelin vendor dhe organizohen në drejtori ose sektorë.

2. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së, në varësi të ministrit, përfaqëson autoritetin më të lartë teknik, mbikëqyrës dhe drejtues të shërbimit të MZSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së organizohet në drejtori me funksione inspektimi, koordinimi, trajnimi dhe logjistike.

3. Drejtoria ose sektori i shërbimit të MZSH-së në nivel vendor është në varësi të kryetarit të bashkisë. Ajo përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion.

4. Çdo bashki duhet të mbulojë territorin e saj me shërbim zjarrfikës, me stacione të kompletuara me personel, automjete dhe pajisje zjarrfikëse.

5. Stacioni i shërbimit të MZSH-së është njësi operuese dhe inspektuese në varësi të shefit të sektorit të shërbimit të MZSH-së dhe ngrihet në çdo bashki, duke zbatuar standardin 1 zjarrfikës profesionist për 1500-2000 banorë.

6. Çdo stacion duhet të ketë jo më pak se 14 zjarrfikës, personel profesionist./Monitor



Ju sugjerojmë

Shqipëria në flakë/Policia bën bilancin:Që nga qershori janë arrestuar 46 zjarrvënës
Aktualitet

Shqipëria në flakë/Policia bën bilancin:Që nga qershori janë arrestuar 46 zjarrvënës

14 Gusht, 2025 10:06 am
Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin
Bota

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

14 Gusht, 2025 9:37 am
Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?
Bota

Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

14 Gusht, 2025 9:22 am
Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
Aktualitet

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

14 Gusht, 2025 9:12 am
Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia
Bota

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

14 Gusht, 2025 8:55 am
Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…
Bota

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

14 Gusht, 2025 8:40 am
“Neveri për lehaqeniet që…”/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave
Aktualitet

“Neveri për lehaqeniet që…”/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave

14 Gusht, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Para
Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

Kur Rusia ia shiti Amerikës Alaskën…

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

Tregu gjerman: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
















TE FUNDIT

Shqipëria në flakë/Policia bën bilancin:Që nga qershori janë arrestuar 46 zjarrvënës

Shqipëria në flakë/Policia bën bilancin:Që nga qershori janë arrestuar 46 zjarrvënës
14 Gusht, 2025

Pas situatës së rëndë të zjarreve me të cilën po përballet vendi ynë gjatë ditëve të fundit, policia ka bërë...

Lexo më shumë

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin
14 Gusht, 2025

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do ta mirëpresë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e së enjtes në...

Lexo më shumë

Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Tensioni Ukrainë-Rusi/Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?
14 Gusht, 2025

E drejta ndërkombëtare ka udhëzime të qarta për njohjen e cedimit të territorit, thotë eksperti Pierre Tilberger. Në prill të...

Lexo më shumë

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha
14 Gusht, 2025

Shqipëria vijon të përballet me një verë të vështirë teksa dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë territorin gjatë javëve të fundit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com