Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia e pushoi shoferin nga puna në vitin 2013, fiton gjyqin por nuk merr paratë

2022/12/16 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bashkia e pushoi shoferin nga puna në vitin 2013, fiton gjyqin por nuk merr paratë

Petref Hyka, një ish-shofer autobusi nga Parku i Autobusave të udhëtarëve në varësi të Bashkisë Tiranë është drejtuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” pasi në vitin 2013 kryetari në atë kohë i Bashkisë Lulzim Basha pushoi edhe 70 shoferë të vjetër, duke i zëvendësuar me rinj pa njoftim dhe pa arsye.


Petrefi iu drejtua Bashkisë Tiranë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit. Petrefit i takojnë rreth 5 milionë lekë që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin.

Denoncuesi: Kam punuar 10 vjet në Parkun e Autobusave Kinostudio-Kombinat si shofer. Në 2013-ën me ardhjen e autobusave të rinj, 70 shofera dhe fatorino nuk i morën më në punë. Motivacioni ishte që do të merreshin shofera të rinj, ishin autobusa të rinj. Nuk ndryshonte asgjë me autobusat e rinj, veç  stili. Nuk parashkonte sepse parku ka qenë i socialistëve dhe bashkia isht demokrate në atë kohë. Kryetar bashkie në atë kohë ishte Lulzim Basha. Ishte koperim çek, gjerman dhe kinez. Përgatiti shoferët e rinj dhe ne na la pa punë.

Gazetarja: Pasi t’u komunikua vendimi i shkarkimit, kush ka qenë rruga që ti ke ndjekur?

Denoncuesi: Shkuam tek bashkia për të na marrë në linjën e re, nuk na morën. Shkuam tek Avokati i Popullit, Avokati i Popullit ishte ky Totozani në atë kohë.

Gazetarja: Ankesën tuaj, Avokati i Popullit i asaj kohe e delegon tek ndërmarrja dhe bashkia. Ju ju drejtuat Gjykatës së Tiranës.

Denoncuesi: Ne i kërkojmë rrogat që ngelëm pa punë.

Gazetarja: Dhe në fakt, Gjykata e Tiranës  i ka pranuar pjesërisht padinë palës paditëse Petref Hyka. T’u dhanë këto pagesat që ti kishe për të marrë?

Denocnuesi: Jo, deri në jo njëherë. Që nga 2015 e deri këtej, ne nuk kemi marrë asnjë Lekë. Përmbaruesit Ekrem Spahisë i thonë që ajo ka qenë Shoqëri Aksionere në varësi të Bashkisë Tiranë. Deri tani ne nuk kemi marrë asgjë. Në bashki kam bërë 10 kërkesa dhe nuk kam marrë asgjë. Kërkoj rrogat, dua djersën time, të m’i japë tani që jam gjallë se nuk kam çfarë t’i dua…

Përmbaruesi Ekrem Spahiu, ka kryer të gjithë procedurën, por Bashkia nuk i bindet këtij vendimi gjykate, sepse luan me emrin e paditësit Park Autobusash – Bashki.

Përmbaruesi Ekrem Spahiu: Kanë ndarë disa kreditorë të ish-Parkut të Autobusave për të vënë në ekzekutim vendimet gjyqësore kur ato e kanë fituar që janë larguar me të padrejtë. Këtu është lajmërimi për ekzekutim vullnetar ku i dërgohet debitorit të Parkut të Autobusave, por është në varësi të Bashkisë Tiranë, nuk kanë reaguar. Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave që thotë që “pasuria Parku i Tiranës të kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë”. Kjo është e firmosur nga Kryeministri. Pastaj, në 2017-ën ka kaluar sh.a, ku prapë 51 për qind e ka bashkia. Ish-Parku i Autobusave ka kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë, ka qenë por është cilësuar me dokumente zyrtare. Rreth 5-6 muaj mbrapa kanë filluar ekzekutimin e detyrueshëm që do të thotë që do t’i viheni sekuestro mbi të gjitha llogaritë bankare. Shuma që do të paguajë Bashkia e Tiranës është 11,331,989 Lekë. Kjo shkresa është ekzekutim i detyrueshëm. Sikur i ka dërguar bashkisë, e kam dërguar dhe tek Thesari. Dega e Thesarit Tiraanë e njofton Bashkinë e Tiranës që të gjithë detyrimin e ka Bashkia e Tiranës për kreditorët që ka sjellë zyra përmbarimore Spahiu. Pasi nuk ka vepruar prapë Bashkia e Tiranës ka nxjerrë urdhër i brendshëm për vënien e sekuestros në shumën 11,331,989 Lekë. Pas këtij momenti, më vjen një shkresë nga Drejtoria e Financës së Bashkisë së Tiranës që thotë: Për kompetencë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike. Pra, e vë në dijeni që Thesari ka vënë këtë sekuestro. Pra, në këtë moment unë e kam ndërprerë. Në kontaktet që kam pasur me ta, ata kanë ngritur një pretendim. Thotë që kur Gjykata ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit, palë e paditur ka qenë ish-Parku i Autobusave, jo Bashkia e Tiranës.

Gazetarja: Por që na fakt, Parku i Autobusave ka qenë në varësi të Bashkisë së Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave, me ngritjen e urdhrit të Kryetarit të Bashkisë për marrjen e pronës.

Gazetarja bashkë me qytetarin iu drejtuan Bashkisë Tiranë, zyrës jurudike, ku nga 10 shkresa, që kishte bërë qytetari më parë, bashkë me gazetaren, bënë të 11-ën.

Specialistja: Si media, ke bërë kërkesë?

Gazetarja: Unë duhet të bëj kërkesë për 10 kërkesat që ka bërë ky?

Specialistja: Më jep numrin e protokollit, t’i kontrolloj.

Gazetarja: Për këtë zotërinë kam ardhur.

Specialistja: Prisni jashtë, të mbaroj sqarimin me zotërinë.

Gazetarja: Po nuk e keni sqaruar prandaj.

Gazetarja-Petref Hykajt: Çfarë po bën tani ti?

Qytetari Petref Hyka: Do bëj një kërkesë tani!

Gazetarja: Do të bësh kërkesë për 10 kërkesat që keni bërë?

Specialistja: Jo, jo! Kërkesë për takim!

Petref Hyka: Kërkesë, që do takoj…

Petref Hyka: Kshu thonë…

Gazetarja: Po unë a ka nevojë që të bëj kërkesë?

Specialistja: Jo!

Gazetarja: Po e ndjek unë problemin e zotërisë.

Specialistja: Dilni jashtë!

Specialistja: Po merret shërbimi në zyrë tani.

Petref Hyka: I kam bërë kërkesë zyrës juridike për të bërë takim me të. Ishalla më takon juristja.

Përmbaruesi Ekrem Spahiu, shprehet, se për këtë rast ka 2 zgjidhje: ose vendimi të ekzekutohet me Këshill Bashkiak, ose ish-shoferët të rihapin gjyq, për të cilësuar emrin e debitorit nga park në Bashki.

Përmbaruesi: E para është që të marrë një vendim Këshilli i Bashkisë që të gjitha detyrimet që ka pasur ish-Parku i Autobusave t’i kalojë me bashki ose kreditorët duhet të bëjnë një kërkesë në Gjykatë vetëm për ndërrimin e emrit të debitorit nga ish-Parku i Autobusave në Bashkinë e Tiranës. Një paradoks ëshë i dukshëm: Bashkia e Tiranës, Parku i Transportit Urban të Udhëtarëve Urdhër; pra ka nxjerrë urdhër Bashkia e Tiranës në emër të parkut, në 2015-ën thotë se e ka pushuar nga puna X person në 2015. Tani, vetë bashkia e shkarkon, ndërkohë thotë që unë nuk kam detyrime./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Qyteti Studenti si në mesjetë, tualetet në rikonstruksion në Dhjetor

Qyteti Studenti si në mesjetë, tualetet në rikonstruksion në Dhjetor

Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase

Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase

SHBA duke finalizuar planet për dërgimin e sistemit “Patriot” në Ukrainë

SHBA duke finalizuar planet për dërgimin e sistemit “Patriot” në Ukrainë
















TE FUNDIT

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com