Më shumë se një javë më parë kampioni i basketbollit Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter.
Për bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij dhimbja është shumë e madhe. Bashkëshortja e tij, Vanessa tregon mallin që ka për të dhe vajzën e tyre. Përmes një foto në Instagram ajo shkruan sesa shumë i mungon parteri i saj, i cili për të ishte shoku më i mirë.
“Shoku im i ngushtë, babai më i mirë. Më mungon kaq shumë. Më mungon të më thuash ‘Bonjourno principessa/reina’”,- shkruan Vanessa krahas fotos/Opinion.al/