Bashkëshortja e kantautorit të ndjerë Dr.Flori ka reaguar për fshirjen e fotove nga Instagrami, përmes një postimi ku ka treguar se gjithçka ka ndodhur pasi i kanë hakuar faqen e saj në Instagram.
Pasi ka publikuar një foto me Dr.Florin, ku ka shkruajtur: “Meqë janë bërë merak portalet”, më pas ajo ka postuar edhe disa foto ku tregon se adresa e saj është hakeruar(vjedhur).
Si pasojë të gjithë fotot dhe videot janë fshirë. Megjithatë ajo është shprehur se një sqarim të tillë nuk po e bënte për shkak të mediave por për nder të bashkëshortit të saj, i cili prej 2 vitesh nuk jeton më.
“E di qe s’duhet te merrem fare me këta pseudo gazetare qe për disa klikime me shume nuk kursejnë te hedhin balte mbi këdo, por ne respekt te te ndjerit, bashkëshortit tim, e ndej si detyrim te sqaroj edhe njëherë qe llogaria ime ne instagram ishte vjedhur duke fshire kështu çdo foto dhe video qe kisha.
Unë kam arritur ta rimarr por pa mundur te kthej fotografitë dhe videot e mëparshme…gjë e cila është përkthyer ne mënyre te neveritshme nga portalet,”-përfundon postimi i Blerina Kondit./opinion.al