Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i uroi Krishtlindjet të gjithë besimtarët e krishterë nga kisha ortodokse e Durrësit.
Basha theksoi se lutjet në veçanti shkojnë për të prekurit nga tërmeti dhe besimin se kjo ditë e lindjes së Krishtit të shërbejë për një bashkim më të madh dhe më të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe.
“Dua t’i uroj të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara.
Kjo festë sjelltë besim, lumturi dhe jua mbushtë zemrat me dritë gjithë shqiptarëve. Në veçanti bekimet dhe lutjet e mija janë me ata më shumë në nevojë, në veçanti me të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Qoftë kjo ditë e shenjtë e lindjes së krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh dhe më të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të zotit.
Gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, u shpreh Basha. /Opinion.al