Kryesore

Basha: Shërbimi taksi në krizë, të hiqet taksa mbi karburantin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 07/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të shërbimit taksi.

Pas takimit, Basha ka deklaruar se qeveria nuk po i jep asnjë ndihmë biznesit të mesëm, i cili është më i godituri nga pandemia.

Kryedemokrati theksoi se se duhet t’u hiqet taksa mbi karburantin dhe të zbatohet propozimi i PD për dhënien e pagës prej 1000 euro për 6  muaj.

“Plani ynë i Rimëkëmbjes me 5 pika është një ndihmë shpëtimtare veçanërisht për biznesin e taksive në 6 muajt e ardhshëm:

  1. Çeku prej 1000 eurosh për gjashtë muajt e ardhshëm mbulon kostot e larta të licencës, taksave lokale dhe shërbimeve teknike shtesë, që taksistët kanë vite që s’i përballojnë dot;
  2. Pagesa mujore shtesë prej 160 mijë lekësh për ata që kanë humbur punën, shtesa prej 20 mijë lekësh për të gjithë pensionistët dhe nxitja e ripunësimit duke ndihmuar me 20 mijë lekë në muaj bizneset për çdo ripunësim;

E gjithë paketa do të ndihmojë konsumin me mbi 300 milion euro dhe do të zbusë ngërçin e konsumit në tërësi”, u shpreh Basha./ Opinion.al

Pas