Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Sa më ngusht Rama, aq më shumë tendera për pronarët e TV-ve

2018/12/17 at 1:24 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha: Rama 15 mandate i ka marrë me kriminelë. Kjo u faktua!

Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të ashpër kundër pronarëve të televizione. Ai u revoltua kur gazetarja e “Vizion Plus” i tha se studentët kanë deklaruar se protesta nuk është politike dhe nuk kanë pranuar përfaqësues të PD-së. Basha u bëri thirrje gazetarëve të distancohen nga qendrimet e pronarëve që sipas tij janë të kapur dhe ti shërbejnë interesit publik.


“E di që jeni në kushte shumë të vështira, e di që Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike”, tha ai.

Deklarata e plotë e liderit të opozitës dhe pyetjet e gazetarëve përpara selisë së PD-së

Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur
Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë.
Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.

Pyetje e Top Channel: Zoti Basha, do jeni sot në protestën e studentëve?

Basha: Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.

Pyetje e Top Channel: Kur do riktheheni në parlament, të enjten apo të premten?

Basha:Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.

Pyetje Top Channel: Kur do merret ky vendim?

Basha: Do ta keni informacionin, pa merak.

Pyetje e Vizion Plus: Zoti Basha, në fakt studentët nuk kanë pranuar as përfaqësuesit e opozitës…

Basha: Jo, këto janë mashtrimet e televizioneve të blera nga qeveria me tendera korruptivë, televizioneve të krijuara me tendera korruptivë, të cilët mundohen ta paraqesin këtë si një protestë apolitikë. Kjo është një protestë thellësisht politike, natyrisht jo partiake. Kjo është një protestë kundër një ligji korruptiv për arsimin e lartë, që e ka sjellë këtu gjendjen. Ne kemi qenë kundër ligjit prej fillimit. Problemi është se mediat e korruptuara dhe të blera, në vend që të tregojnë të vërtetën, mundohen të sjellin shenjën e barazimit, përse?

Sepse Edi Rama u jep lek, dhe opozita u prish punë se i denoncon.

Denoncon pronarët e këtyre mediave që janë të përfshirë tek “Unaza”, denoncon pronarët e këtyre mediave që bën pazare natën me Edi Ramën.

Sa më keq është Edi Rama, aq më shumë tendera dhe koncesione përfitojnë pronarët e mediave.

Jeni live besoj, apo jo, se me siguri do e prisni në darkë, do i fusni gërshërën.

Është fare e qartë.

Bijtë e shqiptarëve janë në protestë.

Studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime, ne i mbështesim, pikë!

Ne jemi kundër Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ç’rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë.
Dhe, do ta hidhte poshtë dheEdi Rama do të thoshtë “ E shikon, ishte edhe kushtetuese”.
Vjedhja që u bëhet prindërve të shqiptarëve një herë me taksa, pastaj me tarifa të shtrenjta.
Por nuk është kjo çështja.

Çështja sot është, do të vazhdoni të mbeteni peng i propagandës së një njeriu që ka blerë gjithçka, përfshirë pronarët e mediave tuaja, përfshirë ekranet tuaja.

Do të jeni peng të tyre? Apo do t’i shërbeni interesit publik?

Sepse keni edhe ju detyrën tuaj. T’i shërbeni interesit publik. Shkoni vendosjani këto kamera Arta Markut pyeteni, se përse nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën i cili është planifikuesi, ideatori dhe përfituesi i vjedhjes 40 milionë euro tek “Unaza”.
E keni bërë këtë gjë?

Por nëse s’e keni bërë i thoni kryeredaktorit, më vjen keq, por po bëhemi qesharakë.

Ka plasur një aferë nga e cila duhej të kishin rënë 10 qeveri ndërkohë dhe ju duhet të bëni detyrën tuaj si gazetarë.
E di që jeni në kushte shumë të vështira, e di që Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.

Po jua them, pavarësisht bindjeve politike, kundër një grushti politikanësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarësh mediash, që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe.

Të jemi bashkë dhe ne sot këtë thirrje kemi.

Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne.

Etiketa: aferaBashapronaretenderaTV


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës
Bota

Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës

4 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi

4 Dhjetor, 2025 1:31 pm
Para
Schumacher nuk qëndron më shtrirë, gruaja e mbajti progresin e tij sekret

Schumacher nuk qëndron më shtrirë, gruaja e mbajti progresin e tij sekret

VIDEO/ Momente tensioni në protestë, përplasje me policinë

VIDEO/ Momente tensioni në protestë, përplasje me policinë

Rama: Përballoj gjithçka, por jo një President qesharak

Këtë javë Parlamenti mblidhet dy herë. A do shkojë opozita?
















TE FUNDIT

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
4 Dhjetor, 2025

Ndahet nga jeta 15-vjeçari Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor. I...

Lexo më shumë

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
4 Dhjetor, 2025

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Komitetin Mbikëqyrës publikuan të mërkurën foto dhe video nga një ishull privat në Karaibe...

Lexo më shumë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
4 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur foltore me qytetarët në Mirditë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve,...

Lexo më shumë

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
4 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka nisur të lëvizë dhe kërkon analiza të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Pas nisjes së turit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com