Siç ishte parlajamëruar deputetët e PD kanë rinisur aksionin opozitar edhe në këtë sesion të ri parlamentar.
Deputëtët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa kanë përdorur forma të ndryshme për të ndaluar fjalën e kryeparlamentares Lindita Naikolla.
Deputetët e PD kanë kërkuar që Nikolla të largojë gardën, e cila është pozicionuar para vendeve ku ulen anëtarët e qeverisë dhe kryeministri Edi Rama.
Të vetmit që rrinë ulur në vendin e tyre nga opozita, janë Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështein atë.