Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Ramën e mbyllën në bunker 1200 naftëtarë, s’ka për ti bërë ballë mijëra shqiptarëve në shesh

2018/01/24 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Ramën e mbyllën në bunker 1200 naftëtarë, s’ka për ti bërë ballë mijëra shqiptarëve në shesh

Lulzim Basha ishte sot në Shkodër ku u prit nga mbështetësit e PD në hyrje të qytetit. Ai tha se Shkodra do të jetë në ballë të protestës së 27 janarit që mbahet në Tiranë përballë Kryeministrisë.


“Qeveria e paligjshme nuk ka për t’i rezistuar dot bashkimit të shqiptarëve. Nuk i rezistoi dot diktatura e jo më t’i rezistojë Edi Rama, ky frikacak që e mbyllën 1200 naftëtarë në bunker. Çfarë do t’i bëjnë 12 mijë shkodranë, 120 mijë shqiptarë të bashkuar në sheshin e protestës më 27 janar? Do t’i thonë se koha jote ka marrë fund!” – u shpreh Basha.
Basha tha se arsyeja kryesore e shqiptarëve për të protestuar është braktisja që u ka bërë qeveria këto 5 vjet, gjatë të cilave gjendja ekonomike e shumicës absolute të familjeve është përkeqësuar. Kreu i opozitës theksoi se shkaku kryesor për gjendjen e mjeruar në vend është qeverisja nga një grup njerëzish që pushtetin e blenë me paratë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.

“E vërteta është ai prindi në Laprakë që kishte shitur gjakun e trupit të tij për të ushqyer dy djemtë. E vërteta janë qindra, mijëra pensionistë që pasi paguajnë faturën e kripur të dritave dhe të ujit, nuk u ngelen lekë për ilaçe. E vërteta janë qindra, mijëra të rinj të talentuar, të zgjuar, që nuk studiojnë dot, sepse prindërit nuk paguajnë dot tarifat e dyfishuara.”- tha Basha.

Lulzim Basha iu referua raportit të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, i cili thotë se varfëria dhe pabarazia janë rritur në mënyrë të shfrenuar gjatë 5 viteve të fundit, si rezultat i korrupsionit të shfrenuar, taksave të larta, dhe depërtimit të kriminelëve në vendimmarrjen politike të qeverisë shqiptare.

Basha ftoi shqiptarët t’i bashkohen opozitës për të dhënë mesazhin kryesor se qeveria duhet të largohet dhe se shqiptarëve duhet t’u jepet mundësia të zgjedhin me votë të lirë një qeveri që e ka lidhur fatin me qytetarët dhe jo me krimin dhe oligarkët.

“Ndaj unë i ftoj të gjithë pa përjashtim, të gjithë edhe shpresëhumburit, edhe socialistët e ndershëm që ndjehen të turpëruar nga kjo bandë. Ejani t’ia dalim sepse bashkë të gjithë do t’ia dalim. Ejani të mundim mallkimin, se Shqipëria nuk bëhet. Sepse Shqipëria do të bëhet! Ejani ta bëjmë! Së bashku do ta bëjmë!” – u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Etiketa: Bashaprotestashkoder


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 7:57 am
Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
-U tha në Opinion

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

1 Tetor, 2025 11:15 pm
Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
-U tha në Opinion

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

1 Tetor, 2025 11:04 pm
Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese
-U tha në Opinion

Data e zgjedhjeve, Rusmali: Rastin e Veliajt nuk e mbron Gjykata Kushtetuese

1 Tetor, 2025 10:39 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
Aktualitet

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

1 Tetor, 2025 3:24 pm
Para
Zhurma që “tërboi” Ministrin Gjiknuri gjatë transmetimit live

Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës më i madhi në vend, privati do investojë 100 milionë euro

Video/Flet gruaja e Rezart Taçit: Borxhet tona i bleu kompania azere

Rezart Taçi sërish në telashe me drejtësinë? Një tjetër proces hetimor ndaj tij në Tiranë

Rrëfimi i një burri të martuar: Kam rënë në dashuri me një eskortë

Rrëfimi i një burri të martuar: Kam rënë në dashuri me një eskortë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
2 Tetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 tetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
2 Tetor, 2025

Dashi Ka shumë të ngjarë që të tjerët të përpiqen t’ju bindin të merrni pjesë në ndonjë skemë të madhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë

Dekreti i Begajt për datën e zgjedhje, Milori: Veliaj mund të ketë një as nën mëngë
1 Tetor, 2025

Data e dekretimit te zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës ka shkaktuar përsëri një paqartësi te juristë si dhe...

Lexo më shumë

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Daci: I pavlefshëm, “goditet” duke…
1 Tetor, 2025

Konstitucionalisti Jordan Daci ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me dekretin e Presidentit për dekretimin e datës së zgjedhjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com