Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha, Rama, Kim në Presidencë, detaje zyrtare nga takimi

2021/02/03 at 5:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha, Rama, Kim në Presidencë, detaje zyrtare nga takimi

Janë publikuar detaje zyrtare nga takimi mes krerëve politikë dhe ambasadores Kim në ambientet e Presidencës.


Bëhet me dije se takimi ka qenë në kuadër të sigurisë në NATO, teksa është thirrur nga Presidenti i Republikës Meta për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në Shqipëri, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

Për këtë çështje ka patur një reagim zyrtar si nga ana e institucionit të Presidencës por edhe nga Ambasada Amerikane.

I pranishëm në takim ka qenë edhe Zëvendëskomandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Evropë, Gjeneral Major Joseph Jarrard, i cili ka diskutuar me krerët e politikës shqiptare për vazhdimin e punimeve “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare”.

Reagimi i Ambasadës Amerikane:

Dua të falënderoj Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Ministrin Peleshi për pritjen e tyre sot. Patëm një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.

Një aleate e palëkundur e NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara – si në rajon, ashtu edhe në botë. Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat.

Ne kemi qenë dëshmitarë të guximit dhe vendosmërisë së shqiptarëve në Afganistan, Kosovë dhe Irak dhe, përmes Partneritetit Kombëtar të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit.

Ndërsa ne jemi ende duke planifikuar stërvitjen DEFENDER-Europe 21, presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.

Faleminderit edhe një herë për mirëpritjen tuaj të ngrohtë në Shqipëri dhe pres me kënaqësi edhe më shumë vite mbështetjeje të ndërsjellë me aleaten tonë të vyer, Shqipërinë”.

Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë

Reagimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka thirrur ditën e sotme sot një Mbledhje të Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa, të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e planifikuar për t’u zhvilluar në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

Të pranishëm në takim ishin Kryeministri, z.Edi Rama, Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, anëtarë të qeverisë dhe titullarë të agjencive ligjzbatuese e të sigurisë në vend.

Në takim ishte e pranishme dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Sh.S.Znj Yuri Kim, si dhe drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Europë.

Stërvitja me trupa “Defender Europe 21” drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Për nga numri i pjesëmarrjes së trupave ajo është stërvitja më e madhe në të cilën përfshihen edhe trupat e Forcave tona të Armatosura. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë trupa nga 26 vende aleate. ”Defender Europe 21” do të shtrihet në disa vende të rajonit tonë.

Qëllimi i këtij takimi, ishte koordinimi i masave paraprake, me objektivin e qartë, që faza përmbyllëse e kësaj stërvitje të madhe të realizohet me sukses të plotë.

Në këtë mbledhje, Presidenti Meta falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj në Tiranë, për mbështetjen e pakursyer për vendin tonë në të gjitha aspektet e veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj tyre janë unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i Shqiptarëve”, – tha Presidenti Meta.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë dhe impaktin e madh, që kjo stërvitje, do të ketë në rritjen e aftësisë ndërvepruese mes strukturave ushtarake të vendeve të ndryshme aleate, si dhe në forcimin e paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon e më gjerë./Opinion.al

Etiketa: BashametanatoramatakimushtriYuri Kim


Ju sugjerojmë

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët

20 Nëntor, 2025 1:36 pm
GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
Aktualitet

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

20 Nëntor, 2025 12:44 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
Kronikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

20 Nëntor, 2025 12:30 pm
Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
Rajoni

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

20 Nëntor, 2025 11:56 am
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
Rajoni

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

20 Nëntor, 2025 11:50 am
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë
Bota

Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë

20 Nëntor, 2025 11:15 am
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

20 Nëntor, 2025 11:14 am
Para
Konflikti me Greqinë në Mesdhe, Erdogan paralajmëron çmim të lartë

Erdogan kritikon komunitetin LGBT dhe studentët pas protestave

BE kërkon i mbrapsht miliona euro Bullgarisë

BE kërkon i mbrapsht miliona euro Bullgarisë

“Opinion”/Përse ikim nga Shqipëria?

“Opinion”/Përse ikim nga Shqipëria?
















TE FUNDIT

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
20 Nëntor, 2025

Forcat e Armatosura janë angazhuar në Novoselë për t’u përgjigjur situatës së rënduar nga përmbytjet., Efektivët e ushtrisë kanë nisur...

Lexo më shumë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se e kishte nënshkruar projektligjin që urdhëron publikimin e dosjes së ish-financierit abuzues, Jeffrey Epstein,...

Lexo më shumë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
20 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkuar në kryeministri, pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga...

Lexo më shumë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
20 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com