Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.
Basha shkruan në një postim në rrjetet sociale se qeveria “Rama” ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kryedemokrati shprehet se Shqipëria ka testimet më të ulëta në Europë numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps.
Sipas Bashës, kjo situatë ka ardhur si rezultat se qeveria vijon të vjedhi përmes inceneratorëve dhe koncesioneve.
“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.”-shkruan Basha./ Opinion.al