Bota

FOTO/ Para karantinimit, të rinjtë anglezë nuk heqin dorë nga festat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 01/11/20 |
Opi Nion

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të rasteve me COVID-19, të rinjtë anglezë nuk frikësohen. Ata festuan mbrëmjen e djeshme Halloween, duke mbushur rrugët dhe baret e Londrës dhe Njukasëllit.

Ata u grumbulluan duke krijuar skena kaotike, të cilat detyruan policinë që të arrestojë disa prej tyre. Këto festime u organizuan para karantinimit. Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi dje masat e reja anti-COVID të cilat parashikojnë një mbyllje kombëtare njëmujore për Anglinë.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatën e së enjtes, 5 nëntor dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në 2 dhjetor, kur qeveria do të “kërkojë të lehtësojë kufizimet”, tha Johnson.

Kufizimet do të jenë të ngjashme me ato të paraqitura në fillim të pandemisë në Mars, megjithatë këtë herë gjykatat, shkollat ​​dhe universitetet do të mbeten të hapura.

Të gjitha lokalet dhe restorantet do të mbyllen, megjithëse shërbimi taksi do të lejohet. Të gjithë dyqanet e tjera me mallra jo të domosdoshëm do të mbyllen./Opinion.al

Pas