Artan Çuku u vra mbrëmë në hyrje të pallatit të tij në një ekzekutim mafioz. Ai ka shërbyer për shumë vite në polici, duke e kulmuar karrierën si drejtor policie në Vlorë, por u hoq nga puna në 2013 dhe madje u përjashtua nga radhët e policisë.
Nuk ka patur deri tani asnjë deklaratë nga Ministri i Brendshëm apo Drejtori i Policisë dhe ky fakt është përmendur edhe nga lideri i opozitës Lulzim Basha.
“I vetmi qe nuk ka reaguar për Artan Çukun eshte shteti shqiptar, kryeministri, ministri i brendshem apo deputeti i zones. Nuk kane gjetur kurajon dhe forcen te ngrene zerin kunder forces kriminale qe vrau ate qe i sherbente ligjit”, deklaroi Basha nga çadra e lirisë.
/Opinion.al