Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha propozim Ramës: Hajde ndryshojmë me konsensus ligjin e Vetingut

2016/11/29 at 2:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha propozim Ramës: Hajde ndryshojmë me konsensus ligjin e Vetingut

Lulzim Basha i rikthehet edhe njëherë negociatave me Edi Ramën për ligjin e vetingut. Edhe pse vetë PD e ka dërguar në Kushtetuese, ai thotë se nëse Kryeministri Edi Rama është gati, mund të bëhen ndryshimet në disa nene dhe vetingu të rivotohet me konsensus në Parlament.


Në një dalje për mediat, lideri demokrat tha se “unë jam gati që sot, që tani të amendojmë ligjin e vettingut”. Më tej tha se “nëse Rama do pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës”.

Sipas kreut të PD-së, shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsioni. “Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës”, tha ai.

Fjala e plotë e Bashës

Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i korrupsionit qeveritar. Eshtë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsioni. Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës.
Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike, për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën.
Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje të thjeshtë për Edi Ramën:
Qepe!
Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Hollandë, në Greqi e kudo.
Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd!
Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe kriminelë në politikë.
Nuk do të ketë paqe as për ty nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesësh drogën dhe krimin.
Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani.
Kushtetuta thotë se vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do që vetingun ta bëjë ai vetë me drejtorët dhe vartësit e tij.
Arsyeja është e qartë. Si do ta mbrojë ndryshe krimin dhe korrupsionin.
Edi Rama nuk do zgjidhje për Vetingun. Ai e ka vetingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë, që sot, që tani, duke respektuar Kushtetutën e votuar me konsensus.
Ai vetë kryeministri, nuk ka nevojë të presë vetingun për të bëjë pjesën e tij. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës.
Për aq kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla.
Unë, Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ndershëm e duam Shqipërinë në Europë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pa krim, pa korrupsion dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.



Ju sugjerojmë

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se…
Politikë

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se…

9 Korrik, 2026 1:06 pm
Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
Bota

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

9 Korrik, 2026 12:33 pm
U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Kronikë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

9 Korrik, 2026 12:30 pm
Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
Politikë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

9 Korrik, 2026 10:47 am
Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
Bota

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

9 Korrik, 2026 10:46 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

9 Korrik, 2026 9:46 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Para
Kush është Xhoni Asllanaj, me makinë të blinduar, armë e jelek antiplumb

Kush është Xhoni Asllanaj, me makinë të blinduar, armë e jelek antiplumb

Shqipëri-Serbi,  Vuçiç do listën e të ftuarve

Vuçiç tallet me unionin e bashkive shqiptare: Lojë fëmijësh

Futbollistët e kombëtares në pushim, nuk luajnë në ekipet përktëse 

Operohet Berisha, do mungojë për një kohë të gjatë
















TE FUNDIT

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se…

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se…
9 Korrik, 2026

Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë fjalës së mbajtur në Parlamentin Europian, deklaroi se protestat e zhvilluara për 39 ditë para Kryeministrisë...

Lexo më shumë

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
9 Korrik, 2026

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara:...

Lexo më shumë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
9 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për...

Lexo më shumë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}