Teksa po kalonte pranë një zyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lulzim Basha i tregoi kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit se mbështetësit e kësaj partie pohonin se ishin edhe parti, por edhe biznes.
“Voltanë isha në Kavajë, kalova te një si kjo (drejton gishtin nga zyra e LSI-së), i pyeta ju jeni parti apo biznes? Të dyja më thane.”- u shpreh Basha, ndërkohë që Ademi dhe të tjerët që ndodheshin pranë qeshën me batutën e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha e lidh LSI-në me biznesin. Edhe në qytete të tjera Basha e ka cilësuar LSI-në si “SH.P.K.”.