Aktualitet

Basha përkujton sot Ibrahim Rugovën:Simboli i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:28 - 21/01/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rugova ishte simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi.

Në 16-vjetorin e vdekjes së Rugovës, Basha shkruan se përkujton sot shqiptarin që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”-shkruan Basha./Opinion.al

Pas