Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Nuk ulemi në pazar, sakrifikojmë gjithçka

2019/05/13 at 9:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Basha: Nuk ulemi në pazar, sakrifikojmë gjithçka

Opozita protestoi këtë të hënë, në një protestë marshim, pas asaj të së shtunës ku nuk munguan përplasjet dhe aktet e dhunës. Edhe pse reshjet e shiut ishin të forta, protestuesit ishin të shumtë në numër, ndërsa marshimi i opozitës që nisi nga sheshi Skënderbej, vazhdoi tek Kryeministri, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Tiranë.


Gjatë protestë pati vetëm disa incidente, tek Kryeministri e Parlamenti u hodhën tymuese dhe flakadanë. Po ashtu tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë edhe Ministria e Brendshme. Molotov u përdor vetëm tek Policia e Tiranës, ndërsa në asnjë rast policia nuk reagoi. Në një deklaratë për mediat policia njoftoi se një efektiv ishte lënduar nga mjetet piroteknike.

Në mbyllje të protestës, tek selia blu, kreu i PD-së Luzlim Basha deklaroi: Shqipëria as Evropa nuk e kishte njohur ndonjëherë këtë qëndresë. Me besimin tek vetvetja, me bindjen se Shqipëria nuk do kthehet me atje ku ishte tre muaj më parë, mirënjohje për ju. Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e ramazanit, zoti ua shpërbleftë këtë sakrificë. Mirënjohje për ata që iu bashkuan qytetarisë tiranase. Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë të na ndalë për kauzën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, nuk ka forcë të detyrojë të ulemi e të bëjmë pazar me të keqen. E keqja duhet të ikë për t’i hapur vend Shqipërisë së gjithë Evropa. Në një kohë kaq të shkurtër, në njoftim për 24 orë për mbi 3 orë kur s’ka pushuar shiu, jemi edhe më të vendosur edhe më të qartë, për të sakrifikuar gjithçka për demokracinë për lirinë. Le të jetë e sotmja mesazhi i vendosmërisë absolute me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë. Forca e popullit të bashkuar… (Prishet mikrofoni)

Juve s’ka ca t’ju bëjë po mikrofonin e prishi shiu… Misioni ynë është mision brezash, për të gjithë ata të djathtë e të majtë sot e kanë kuptuar se përmes bashkimit mund ta gjejnë të ardhmen e tyre, lirinë e tyre, dinjitetin e tyre.

ZHVILLIMET E PROTESTÊS MINUTÊ PAS MINUTE

20:40-“Lironi vëllezërit tanë”. Me këtë thirrje protestuesit janë mbledhur tek drejtoria e Policisë së Tiranës. Drejt godinës janë hedhur gurë dhe janë thyer disa xhama. Po ashtu janë edhe dhe molotov, ndërsa nuk kanë munguar as flakadanët dhe tymueset.

20:25-Me thirrjen “Rama ik”, protestuesit kanë prishur gardhin rrethues tek ministria e Brendshme, ndërsa edhe në këtë institucion nuk kanë munguar flakadanët dhe tymueset.

20: 07-Kanë nisur hedhjet e para të kapsollave dhe tymueseve para Parlamentit, ku kanë mbërritur të gjithë protestuesit, por edhe përfaqësuesve të partive opozitare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Disa prej protestuesve janë përpjekur të rrëzojnë gardhin metalik që rrethon godinën e Parlamentit.

20:00- Policia e Shtetit: Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

19: 40-Protestuesit kanë nisur “sulmin” ndaj Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Fishekzjarre, shashka dhe flakadanë janë hidhur drejt godinës.

19: 20-Protestuesit nisën marshimin nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

Pas fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” e “Rama Ik”, protestuesit nisën marshimin nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Më pas protestuesit do të vazhdojnë itinerarin e tyre drejt Parlamentit, Ministrisë së Brendshme e në fund drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

19: 10-Basha: Dhunës do t’i përgjigjemi me fuqinë e pjesëmarrjes. Tymuese drejt Kryeministrisë

Lulzim Basha: Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjdhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndja votës së lirë ishte dhuna. Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafias, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka cdo shqiptar, votën e lirë.

Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron EdI Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin. Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit. Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e cdo shqitpari.

18: 50-LUZLIM BASHA NÊ FACEBOOK-Asnjë hap pas! Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!

18: 40-Belind Këlliçi (Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë) në një deklaratë për mediat: Do të jetë një tubim marshim. Janë me mijëra qytetarë që janë përgjigjur në kohë rekord. Duke qenë se kemi pasur një numër rekord persona të proceduar, ka shumë të rinj që mbajnë maska për të mos u identifikuar, por të jeni të bindur që nuk do të ketë asnjë akt dhune. Shumë të rinj kanë marrë telefonata duke u kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë.

18: 35- Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita:

Sheshi Skënderbej
Kryeministri
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
Parlament
Ministria e Brendshme
Drejtoria e Policisë Tiranë

“Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre”, njofton PD. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Para
Pa u krijuar, qeveria kërkon bashkëpunimin e opozitës së re

Elisa Spiropali reagon pas protestës së opozitës

Të gjitha mesazhet e Ramës: Gati për dialog, iki kur ngrihet populli

Rama reagon pas proteste: Basha kur do flasim

“Sahit Dollapi u arrestua me urdhër, policia donte telefonin e tij”

“Sahit Dollapi u arrestua me urdhër, policia donte telefonin e tij”
















TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dashi Asnjëherë nuk është vonë për të filluar në një rrugë të ndryshme në jetë. Nëse ka diçka që ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com