Një ditë pas protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se ka ardhur fundi i qeverisë dhe opozita nuk do bëjë kompromis për ëndërrën e saj drejt Europës.
“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”
Mbi 40 persona janë shoqëruar nga policia për veprime të dhunshme në protestën e djeshme të opozitës./ Opinion.al