Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha nga Korça: Paratë që jepen për konçesione do i çoja për arsimin

2019/11/05 at 6:15 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha nga Korça: Paratë që jepen për konçesione do i çoja për arsimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, në një takim me të rinjtë në kuadër të nismës së re “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Në takimin e dytë me studentët, Basha tha se rruga e Shqipërisë për në Europë ka 5 vite që është mbyllur dhe kjo tregohet që nga dështimi i hapjes së negociatave dhe nga emigrimi masiv i të rinjve.

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa nuk është një slogan, por një punë e jashtëzakonshme. E kemi nisur këtë punë prej 30 vitesh, pot 5 vjet që kjo rrugë është bllokuar. Dështimi me negociatat është dështim personal i Ramës. Vetëm vitin e kaluar kanë ikur në emigracion 38 mijë të rinj. Modeli që po na qeveris është modeli i gabuar”, tha Basha.

Në lidhje me arsimin kreu i opozitës tha se mundësitë për të investuar janë por nuk ka vullnet nga ana e qeverisë. “120 milionë euro jepen për konçesione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë ndryshim në arsim” deklaroi Basha.

“Do të mjaftonin 70 milionë euro për të bërë një revolucion total për universitetet dhe arsimin e lartë. Me vetëm 35 milionë euro do të mund të financonim tarifat për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Të njëjtën shumë ne do të dedikojmë për infrastrukturën, dixhitalizimin, trajnimin e pedagogëve, sjelljen e pedagogëve të huaj, trajnimin profesional sipas modelit gjerman – gjysma e kohës në fakultet, gjysma në praktikë. Në planin tonë, për 10 mijë më të mirët, ne do të paguajmë stazhin për 1 vit. Ja ku do t’i çoja unë dhe qeveria ime këto para sot dhe ja ku i çon kjo qeveri. 120 milionë euro i marrin 6-7 njerëz, që janë vjedhje të pastra”

Ai nënvizoi se “zotimi i PD-së është të kthejmë shpresën dhe të nderojmë këtu në Shqipëri të ardhmen tonë”.

Gjatë fjalës së tij Basha përmendi dhe ngjarjen e fundit në lidhje me lajmin e arrestimit të Redjan Rrajas. Ai tha se ky person është i lidhur me bandat e pushtetit.

“E gjitha është luftë bandash, bandat në pushtet që luftojnë me njëra-tjetrën për të grabitur më shumë. Natyrisht ky është një lajm i rëndë, i cili nuk i bën aspak mirë gjendjes së vendit që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social, mbi të gjitha ekonomik”, deklaroi kreu i PD. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

26 Shtator, 2025 10:23 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
Bota

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

26 Shtator, 2025 9:42 am
Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA
Bota

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

26 Shtator, 2025 9:39 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025 8:33 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
Para
Video/ Mbush 64-vjeçe, por Kris Jenner duket larg kësaj moshe

Video/ Mbush 64-vjeçe, por Kris Jenner duket larg kësaj moshe

Nuk kishte ndodhur më parë, Liverpool do luajë dy ndeshje brenda 24 orëve

Nuk kishte ndodhur më parë, Liverpool do luajë dy ndeshje brenda 24 orëve

Akuzat për vilë/Basha:Përpjekje cinike e Ramës për të zhvendosur vëmendjen

Akuzat për vilë/Basha:Përpjekje cinike e Ramës për të zhvendosur vëmendjen

TE FUNDIT

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
26 Shtator, 2025

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që...

Lexo më shumë

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
26 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një raund të ri tarifash tregtare që prekin disa nga sektorët më të rëndësishëm...

Lexo më shumë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
26 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më...

Lexo më shumë

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
26 Shtator, 2025

Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com