Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në familjen e dëmtuar nga tërmeti: Plaga nuk u lehtësua, u rëndua nga…

2021/11/26 at 3:54 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Basha në familjen e dëmtuar nga tërmeti: Plaga nuk u lehtësua, u rëndua nga…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në vizitë në një familje që ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës.

Në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Durrës ku pasi vizitoi familjen Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar, nga ku përcolli një mesazh për të gjithë ata që humbën familjarët e të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët.

“Të jesh i fortë! Kemi ardhur sot tek ju se është një familje simbolike për sa i përket harresës dhe braktisjes 2 vjet pas tragjedisë të 26 nëntorit.

Dua dhe një herë nga zemra në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike, deputetëve tanë, të gjithë demokratëve tu ofroj ngushëllimet më të ndjera, bashkë me urimin që zoti të ju japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe në humbjen e të afërmve të tyre.

Jemi të vetëdijshëm po kështu që ka kaluar 2 vjet dhe kjo plage nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja. Sepse kjo është koha për të kujtuar sesi 2 vjet më parë dhe 2 vjet në vazhdim njerëzit u braktisën, u lanë në mëshirë të fatit. Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra. Për të kujtuar sesi ndonëse fatkeqësia nuk i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë, qeveria i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë. Dhe se si shumë banorë të Durrësit, të Fushë Krujës, të Thumanës, të Kurbinit vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të paguajnë indiferencën e qeverisë e cila i ka varfëruar, i ka futur në borxh dhe i ka shkatërruar edhe një jetë që nuk ishte normale dhe para tërmetit.

Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, të cilëve duhet tu shpreh mirënjohjen në këtë 2 vjetor të 26 nëntorit, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë. Mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti e në veçanti atyre që kanë mbetur pa strehë e që janë në kushte të mjera ekonomike apo në rrethana të rënduara shëndetësore siç është dhe rasti juaj zonja Nexhmie me bashkëshortin, me Kujtimin në një gjendje të sëmurë dhe të paralizuar prej më shumë se 2 vjetësh.

Ndaj ky është momenti që të rinovoj dhe një herë zotimin tim dhe të demokratëve shqiptarë për të sjellë një orë e më parë një ndryshim në Shqipëri sepse të gjitha këto çfarë kanë ndodhur dhe që kanë qenë jashtë kontrollit dhe janë jashtë kontrollit të njeriut janë vetëm gjysma e tragjedisë. Gjysma tjetër e tragjedisë e cila nuk ka zgjatur për disa minuta siç zgjati tërmeti, por ka zgjatur për 2 vite me radhë është njerëzore ose më mirë të themi është ç’njerëzore dhe është harresa është braktisja. Është shpërdorimi kriminal i pushtetit dhe i fondeve të pushtetit që të gjithë e pamë se kishte një qëllim. Të ju mbanin të lidhur pas vetes dhe të ju përdornin si mish për top në masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ndaj sot dhe një herë dua të ju ofroj të gjithë atyre që humbën njerëzit e tyre më të dashur, lutjet e mia, të familjes sime, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi që shpirti tyre të prehet në paqe, që zoti të ua lehtësoj sado pak dhembjen, ndërkohë që çdokujt tjetër që vazhdon të vuaj pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të para 2 viteve dua tu them që tashmë përgjegjës nuk është natyra, por është papërgjegjshmëria njerëzore.

Është papërgjegjshmëria politike. Është papërgjegjshmëria e keqqeverisjes që kemi mbi kokë. Le të jetë kjo një ditë falënderimi për çdo shqiptarë që iu gjend pranë vëllezërve dhe motrave të tyre, por dhe për të tjerët që na u gjendën pranë që nga vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo. Por dhe për miqtë tanë tradicional, për taksapaguesit evropiane dhe amerikanë, organizatat ndërkombëtare që na u gjendën pranë. Por le të jetë kjo një ditë reflektimi dhe zotimi që kurrë më  asnjë situatë e tillë mos të na gjejë të papërgatitur dhe me kushtet e një qeverie që kujdeset për shfaqjen dhe jo për njerëzit. Unë jam sot këtu për tu zotuar që familja jonë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur ta çojë deri në fund kauzën e dëmshpërblimit të drejtë për të gjithë dëmet materiale që kanë pësuar mijëra familje nga tërmeti si dhe për të vënë para përgjegjësisë ata njerëz të cilët u rëndojnë jetët e banorëve të 2 pallateve në Thumanë. Të shohin ditën e tyre para ligjit. Natyrisht ky nuk është një shpagim I mjaftueshëm për vuajtjet tuaja, por është një domosdoshmëri në mënyrë që çdo pushtet në të ardhmen ta ketë të qartë që e ka jo vetëm detyrë humane ti shërbejë njerëzve në nevojë por dhe do të ndëshkohet nëse nuk e bën këtë.

Kështu që sot jam këtu pranë jush, jo vetëm për të ju parë dhe për të ju shpreh mbështetjen time personale por dhe për tu zotuar para jush, para të gjithë banorëve të Durrësit të prekur nga tërmeti, para të gjithë banorëve shqiptarë të prekur nga tërmeti se ashtu siç ju kemi qëndruar pranë a ditë dhe natë ato orë dhe ditë të tmerrshme kur ndërkohë kërkonim akoma me shpresë nën rrënoja për të mbijetuarit. Ashtu siç kemi vazhduar të qëndrojmë pranë jush dhe pranë halleve tuaja pa ndarë dhe pa asnjë kalkulim politik apo paraelektoral, ashtu do vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush derisa çdo problem I shkaktuar jo thjeshtë nga tërmeti por i rënduar nga keqeverisja dhe neglizhenca e tyre të marrë rrugë.

Uroj të takohemi së shpejti e uroj të takohemi në një moment më të mirë për ju, për të gjithë familjet e goditura nga tërmeti, për Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë”,-tha Basha.

Ju sugjerojmë

Arrestohen babë e bir,iu gjendet pistoletë dhe municione luftarake në magazinën e lokalit
Kronikë

U dëmtua në dush me mjet prerës, humb jetën  spanjolli në Divjakë 

21 Mars, 2023 10:33 pm
“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë
Kryesore

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë

21 Mars, 2023 10:12 pm
Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës
Rajoni

Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës

21 Mars, 2023 10:02 pm
E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje
Te Fundit

E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje

21 Mars, 2023 9:50 pm
I vdes babai, vajza nxjerr të ëmën në rrugë me falsifikim dokumentesh
Aktualitet

I vdes babai, vajza nxjerr të ëmën në rrugë me falsifikim dokumentesh

21 Mars, 2023 9:43 pm
Kokainë brenda kutive të ilaçeve, shkatërrohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari
Kronikë

Kokainë brenda kutive të ilaçeve, shkatërrohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari

21 Mars, 2023 9:30 pm
Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi, “epokë e re” mes dy vendeve
Bota

Marrëveshjet e reja Kinë-Rusi, “epokë e re” mes dy vendeve

21 Mars, 2023 9:21 pm
“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj
Life Style

“Porta e Ferrit” dhe misteret fatkeqe që fshihen pas saj

21 Mars, 2023 9:12 pm
Shenjat më të mërzitshme të Horoskopit
Life Style

Shenjat më të mërzitshme të Horoskopit

21 Mars, 2023 9:01 pm
Vendi ku rrezikohet zia e bukës brenda këtij viti
Bota

Vendi ku rrezikohet zia e bukës brenda këtij viti

21 Mars, 2023 8:52 pm
Para
Ismail Kadare nderohet me titullin ‘Kalorës i madh i Frankofonisë”

Ismail Kadare nderohet me titullin ‘Kalorës i madh i Frankofonisë"

Çfarë ndodhi me personin e 8-të të zhdukur? Prokuroria bullgare jep detaje

Çfarë ndodhi me personin e 8-të të zhdukur? Prokuroria bullgare jep detaje

Manovra të rrezikshme në rrugë/Publikoi videon në rrjetet sociale, e pëson i riu

Manovra të rrezikshme në rrugë/Publikoi videon në rrjetet sociale, e pëson i riu





TE FUNDIT

U dëmtua në dush me mjet prerës, humb jetën  spanjolli në Divjakë 

Arrestohen babë e bir,iu gjendet pistoletë dhe municione luftarake në magazinën e lokalit
21 Mars, 2023

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karavasta, Divjakë,  ku raportohet se në një hotel, shtetasi spanjoll F....

Lexo më shumë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë”, Rama i “tërheq veshin” OKB: Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sqarime nga OKB lidhur me emërtimin që ka vënë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë....

Lexo më shumë

Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës

Qëllohet me tortë zëvendëskryeministri i Kosovës
21 Mars, 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është qëlluar me tortë nga disa prej anëtarëve të Partisë Social Demokrate. Bislimi është qëlluar...

Lexo më shumë

E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje

E moshuara përballet me noteren që e la jashtë shtëpisë: Më mashtrove, mos gënje
21 Mars, 2023

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares Varvara Kapurani në Elbasan, e cila pas vdekjes së bashkëshortit sot është mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com