Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, përmes një postimi në rrjete sociale ka komentuar vizitën e kreut të PD, Lulzim Basha në Durrës.
Dako është ndalur te një person i cili teksa ka folur gjatë të takimit me Bashën, është shprehur se Dako e ka shtruar qytetin me mermer.
Kryebashkiaku i Durrësit ka ironizuar këtë deklaratë duke thënë se “e kuptoni cilët kërkojnë të vijnë në pushtet “.
“Njerëz që shajnë qytetin pse është shtruar me mermer, e kuptoni cilët kërkojnë të vijnë në pushtet?!”-shkruan Dako.
Kryedemokrati ditën e sotme gjatë vizitës në qytetin bregdetar, hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Vangjush Dakos, duke thënë se ata bashkëpunojnë me grupe kriminale.
Teksa hodhi akuza për korrupsion, Basha tha se Rama ka ndryshuar 5 herë prokurorët e dosjes 339, duke shpëtuar kështu nga drejtësia veten dhe Dakon./ Opinion.al E.Xh.