Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha kujton Havzi Nelën: Të ngremë krye kundër tiranisë

2018/08/10 at 1:31 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Peticioni i artistëve për prishjen e teatrit, ja çfarë thotë Basha për letrën drejtuar Presidentit

Kryedemokrati Lulzim Basha përkujton poetin e vrarë në regjimin komunist, Havzi Nelën. Për Bashën, Havzi Nela është personi që e sfidoi me forcë diktaturën dhe vazhdon të rëndojë “mbi ndërgjegjen e atyre që ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit dhe xhelatët e tij dhe të mijëra shqiptarëve të pafajshëm”.


Kreu i PD thotë se “e keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes”.

Sipas tij, “nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngrejmë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!”.

Poeti Havzi Nela u var më 10 gusht 1988 nga regjimi diktatorial i Hoxhës për poezitë e tij.

POSTIMI I PLOTE

3 dekada mbushen sot nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela. E dënuan me vdekje poetin vetëm se i thurte himne lirisë. Sepse asgjë nuk i tmerronte më shumë se liria, kriminelët e rrëgjuar të Byrosë, dorasit e tyre në Sigurimin e Shtetit, dhe pseudo-intelektualët që me zellin e tyre kriminal ishin po aq duarngjyer në gjakun e poetit.

Ishte viti kur perdja e hekurt po grisej dhe Europa po çlirohej nga tirania komuniste.
Por ashtu si në tragjeditë e Eposit të Kreshnikëve, duhej një theror tjetër i përgjakshëm për ta shkundur nga koma Shqipërinë e izoluar e të varfëruar deri në dhimbje dhe shqiptarët e zvetënuar nga frika e terrorit, nga trushpëlarja, të shpronësuar e të ndaluar me ligj të besonin në Zot, të mendonin vetë, të flisnin të lirë, të kishin pronën e tyre private e të drejtat e tyre njerëzore.

Ky theror në altarin e lirisë ishte poeti, mësuesi, patrioti dhe shqiptari i pathyeshëm nga Kukësi, Havzi Nela, sfidanti me vargje i diktaturës së ligë e gjakatare dhe krimeve të saj kundër shqiptarëve. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij të lirë ndaj vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi Havzi Nelën, martirin e lirisë.

Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij! E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar!

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes. Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngrejmë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

Etiketa: Bashahavzi nelakunder tiranisete ngreme krye


Ju sugjerojmë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
Kryesore

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

9 Janar, 2026 12:19 pm
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Rama takon dhëndrin e Trump në Paris gjatë takimit me liderët europianë
Politikë

Rama takon dhëndrin e Trump në Paris gjatë takimit me liderët europianë

7 Janar, 2026 2:43 pm
Rama-qytetarëve: Po i hodhët shishet anës rrugëve, përmbytet dynjaja
Kryesore

Rama-qytetarëve: Po i hodhët shishet anës rrugëve, përmbytet dynjaja

7 Janar, 2026 2:23 pm
Përmbytjet, Berisha: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore
Kryesore

Përmbytjet, Berisha: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore

7 Janar, 2026 1:08 pm
Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia
Kryesore

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia

7 Janar, 2026 10:06 am
Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal
Kryesore

Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal

6 Janar, 2026 2:43 pm
Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Para
VIDEO/Shteti dështoi të mbrojë jetët e tyre, protestë për vrasjen e Valbonës dhe të bijës

VIDEO/Shteti dështoi të mbrojë jetët e tyre, protestë për vrasjen e Valbonës dhe të bijës

Temperatura përvëluese të shtunë e të diel, ja zonat e rrezikuara nga zjarret

Temperatura përvëluese të shtunë e të diel, ja zonat e rrezikuara nga zjarret

FOTO/ Maria de Filippi sapo na la fjalë. Një 56-vjeçare shumë seksi

FOTO/ Maria de Filippi sapo na la fjalë. Një 56-vjeçare shumë seksi
















TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com