Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha kërkon dorëheqjen e Ministres së Arsimit

2016/09/06 at 10:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Basha kërkon dorëheqjen e Ministres së Arsimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke marrë shkas nga shqetësimet e maturantëve, kërkoi publikisht shkarkimin e ministres ës Arsimit, Lindita Nikolla.


Gjatë intervistës në “Studio e Hapur” Lulzim Basha tha se do të nxjerrë fakte të reja për blerjet e votës në Dibër në vazhdën e denoncimeve të herë pas hershme, por edhe dorëzimit të një kallëzimi në prokurori, raporton mapo. 

Fakte të reja denoncuese pritet të dalin nga intervista edhe për parcelat me kanabis të cilat sipas PD-së kanë pushtuar vendin. A do të fillojnë arrestimet e politikaneve pas miratimit të Vetting-ut dhe kush janë politikanet e rrezikuar, a po funksionon dekriminalizimi dhe çfarë presim nga Reforma në Drejtësi?

INTERVISTA

  1. Basha, e pate ndeshjen sot dhe ku e patë?

E pashë pjesën kryesore me të rinjtë dibranë. Një heshtje por jo humbje e optimizmit. Por për fat të keq nuk munda ti ndjek sot minutat e ndeshjes por u informova për rezultatin dhe I përgëzoj për fitore

Ngjan sporti me politikën?

Çështja e sportit u takon sportistëve. Ndërsa gjendja politike ne vend nuk ka të bëjë sadopak me sportin. Gjendja politike është katastrofale. Ka shpërthyer një krizë tjetër që është kriza e maturantëve, të cilët gjenden papritur para një realiteti të vështirë. Kanë bërë përpjekje që me anë të rezultateve të tyre kanë mundësinë të studiojnë në universitet por gjenden para një katastrofe politike që u mohon këtyre të rinjve drejtësi, transparencën dhe mundësinë për të studiuar në bazë të rezultateve që kanë arritur. Dhjetra mijëra do të ngrenë zërin kundër qeverisë. Protesta është e maturantëve dhe ne do i mbështetim ata. Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë skandal.

Si do ta ndaloni këtë?

Ne do ta ndalojmë sepse të rinjtë kanë studiuar dhe u është mohuar e drejta. Edi Rama dhe ministrja e tij Nikolla kanë dështuar për të bërë transparencën e nevojshme të ligjit të cilit ne do ta anulojmë. Aktet nënligjore dhe zbatimi i tyre kanë shkaktuar një kauzë. Nuk ka kritere për degët përkatëse, degë të cilat kanë patur rëndësi të veçantë, papritur janë zeruar të qindra maturantëve të cilëve tani u mohohet. Ndaj duhet të nisë një audit nga Kontrolli i shtetit. Nga nesër të shkarkohet ministrja e Arsimit, e cila është e pafatë dhe e padenjë. Duhet kontroll në AKP në mënyrë që asnjë maturant të mos i mohohet e drejta. Nëse ndiqen këto hapa, kjo do ta shtyjë nisjen e vitit akademik të paktën deri nën nëntor port ë paktën të mos çojmë dëm maturantët drejt dijes. Kjo është vjedhje dhe nuk mund të pranohet. Ne mbështesim nesër dhe kudo ku janë maturantët. PD do të hapë nesër një inbox për të parë konkretisht sa iu thellë është dëmi në këtë rast. Pa zotësia dhe paaftësi janë bashkuar si tipar dallues i kësaj qeverie. Është mungesa totale e çfarëdo lloj kujdesi të kësaj qeverie. Edi Ramës nuk ja ndjen. Siç del për gjërat më banale duhet të dilte për këta maturantë. PD është në krah të tyre me hapa konkret duke filluar që nesër që edhe ne si opozitë të fillojmë që nesër për të dalë nga kjo situatë. Këtu nuk bëhet fjalë për interesat e PD-së por për mijëra të rinj shqiptarë. Kushdo mund të më drejtohet në numrin tim për çdo shqetësim që ka. Unë jam i gatshëm ti përgjigjem.

Të ndalemi tek fushata zgjedhore në Dibër. Çfarë i konsideroni këto zgjedhje, një lakmues për zgjedhjet e ardhshme?

Këto zgjedhje janë zgjedhjet e dibranëve në radhë të parë. Kam parë një situatë shumë të rëndë atje. Një varfëri e tejskajshme. Aty përballen dy modele. Modeli i pushtetarëve, i të pasurve, të cilët duan të zgjedhin një kukull për të vazhduar të qeverisë krimi, për të marrë tenderi si Sadri Abazi. Këto janë zgjedhjet sot në Dibër. Bëhet fjalë për dy koncepte se si do të jetë nesër jo vetëm Dibra por mbarë Shqipëria. Por sot kam një lajm të mirë që dibranet duan të votojnë kandidatin që do të jetë në shërbim të tyre dhe ata e kanë pritur shumë mirë z.Sherefedin Shehun. Edhe të majtët po i bashkohen PD-së dhe fushatës së z.Shehu. Socialistët dibranë nuk duan që t’ja dorëzojnë vendin e tyre bandave dhe krimit. Unë i pyeta socialistet se pse e bëjnë këtë gjë dhe më thanë: urrejtja. Pushteti në Dibër është në duar të njerëzve të krimit, të korrupsionit ndaj ka dhe të pakënaqur edhe nga vet PS-ja., Socialistët e ndershëm të cilët rropaten për një ideal nuk e durojnë më këtë gjendje ndaj iu bashkuan PD-së. I gënjeu për Rrugën e Arbrit. U nis puna por Rama gënjeu pasi tregon një përçmim për popullin.

Pse nuk i jepni kohë?

Ka patur 3 vjet kohë dhe sa bërë. Rruga e arbrit nuk u bë për shkak të korrupsionit të Ramës. Ne ua lam gati marrëveshjen por e u prish nga Kryeministri. Dhe si rruga e arbrit janë lënë të gjitha rrugët në atë gjendje. Socialistët janë kundërshtarët tanë politik, janë njerëz dhe ata dhe janë tërësisht të zhgënjyer dhe të tradhtar. Por dibranët do të votojnë djathtas sepse nuk gënjehen më nga Edi Rama.

Ju jeni impenjuar në këtë fushatë dhe duket se po merreni përgjegjësinë, por nëse humbisni zgjedhjet çfarë ndodh?

Dibranët sot janë në gjendje shumë të vështirë dhe ata janë para dy zgjedhjesh, pushtetit të krimit dhe korrupsionit apo të trokasin në derën e profesorit që di t’u shërbejë dhe tu qëndrojë pranë atyre me problemet që kanë.

(Mesazhe nga qytetarët)Qytetari 1: Po bëhen përpjekje për intimidimin e organizatorëve të protestës së nesërme për maturantët…Qytetar 2: Ata që grisën teserën nuk janë në Dibër por banorë të Tiranës

Basha: Makina e propagandës punon. Kjo nuk ishte një video e PD. Kamera juaj ishte atje, gazetarët ishin atje. Teserat ishin para medias dhe u grisën nga qindra persona, jo nga 1 e nga 2. Nuk më vjen mirë që i grisën. I mirëpres ata që shprehën besimin tek PD. Por në thelb kërkoj që një parti e madhe si PS të gjejë forcën të shkëputet nga krimi e droga. Një parti e madhe si PS nuk mund të kriminalizohet pa i shkaktuar vendit gjithë dramën që po shkakton. Shqetësimi që kanë ngritur socialistët nuk është ky. Por që Muharrem Ramën po e ngre krimi prej pizhamesh për të qeverisur.

Dua të bëjë një ftesë që e bën profesor Shehu: Dibranët janë shquar për kuvendin, oda dibrane është me nam. Ftesa që ka dy javë që përsërit Shehu, të shkojnë në një debat. Dibranët e meritojnë një debat. Le të përballen me njeri-tjetrin. I detyrohet dibranëve një debat me Sherefedin Shehun e të shohim kush ka planet më të mira për Dibrën.

Flasim për votimin e fundit në parlament, votimin për vettingun, një moment që prishi konsensusin e madh të 140 votave. Çfarë do të bëni me këtë ligj do ta çoni në kushtetuese?

Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi një produkt që iu shërben shqiptarëve, reforma në drejtësi. Tani ky proces që vazhdon nuk është politik por legjislativ dhe kushtetues. Ne këmbëngulëm për procesin politik, standardet. Që Edi Rama të mos ketë mundësi të intimidojë gjyqësorin. Plani ishte që gjithçka të ishte në dorë të kryeministrit. Dy herë ky plan ra. Në fund patëm një produkt dhe pavarësisht procesit traumatik, produkti rezultoi një produkt për shqiptarët dhe Shqipërinë dhe u përshëndet gjerësisht.

Ndonëse maxhoranca është zotuar të punojë me konsensus, ne punuam me intensitet gjatë verës, argumentet u hodhën poshtë, pra kompromentuan procesin. Ndaj kësaj ne reaguam me qëndrimin tonë. Pjesa tjetër do vijojë në rrugë normale. PD është shprehur pro vettingut, SPAK-ut, BKH-së, thelbit të reformës. Po nuk mund të pranojmë që të marrë me votat e Armando Prengës me shok atë që i ndalon kushtetuta. Ne do të ndjekim të gjithë rrugët kushtetuese që çdo ligj të jetë në përputhej me kushtetutën.

A do të shkoni në komision?

Ne do të bëjmë punën tonë edhe me partnerët.

 

 

Etiketa: doreheqjalulzim bashanikolla


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
Para
E fundit/ Gjenden pjesë nga avioni i rrëzuar në Maqedoni gjatë mbrëmjes

E fundit/ Avioni i rrëzuar në Maqedoni, dy viktima janë kosovarë

Shqipëria në alarm nga reshjet, ja vendet që do godasë sot stuhia

Shqipëria në alarm nga reshjet, ja vendet që do godasë sot stuhia

Fotolajm/ Adelina Ismajli jashtë skenës dhe pa grim

Fotolajm/ Adelina Ismajli jashtë skenës dhe pa grim
















TE FUNDIT

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf...

Lexo më shumë

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
28 Qershor, 2025

Është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri një 40-vjeçar, pasi akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike. Në bashkëpunim...

Lexo më shumë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
28 Qershor, 2025

Irani ka organizuar të shtunën ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të...

Lexo më shumë

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
28 Qershor, 2025

Është zhvilluar në Berlin Kongresi Zgjedhor i Partisë Social-Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës. Duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com