Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha intervistë për BBC: Pse jemi në rrugë dhe çfarë synojmë

2019/05/20 at 10:13 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha intervistë për BBC: Pse jemi në rrugë dhe çfarë synojmë

Kryetari i Partisë Demokratike në një intervistë për BBC World ka treguar arsyet, pse sipas tij opozita është në rrugë. Lulzim Basha thotë se investigimet e medias kanë treguar për politikanë të lidhur me krimin dhe që kanë vjedhur zgjedhjet e askush nuk është dënuar.  Basha po ashtu ka treguar se çfarë i duhet Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.


INTERVISTA

BBC WORLD: Gjatë 3 muajve të fundit në Shqipëri janë zhvilluar protesta antiqeveritare, me protestues që bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ka patur edhe dhunë fundjavën e shkuar, ku mijëra protestues, që mbështesin PD në opozitë, dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Zyrat e kryeministrit u goditën me bomba benzine, duke nxitur thirrjet për qetësi të disa vendeve të BE-së dhe SHBA. Në krye të këtyre protestave është lideri i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, i cili ka shërbyer si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Brendshëm në qeveritë e mëparshme të drejtuara nga PD. Unë e nisa bisedën me të duke e pyetur, nëse e dënon dhunën e ndodhur.

LULZIM BASHA: Absolutisht. PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima – asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua – është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale.

BBC WORLD: Çfarë duhet tw ndodhë me ata që janë përgjegjës për dhunën?

LULZIM BASHA: Siç e thashë, falë Zotit, asnjë polic i vetëm nuk u lëndua. Por numri 3 i PD-së u dhunua brutalisht dhe dhunshëm nga policia. Media ishte në gjendje ta filmonte këtë episod dhe ta transmetonte live. Në vend që këta policë të përballen me përgjegjësitë e tyre, sipas ligjit, ata janë marrë personalisht nën mbrojtje nga kryeministri.

BBC WORLD: Qeveria i mohon akuzat tuaja, por në një këndvështrim më të gjerë, ju keni qenë vetë në qeveri dhe tani jeni në opozitë. Ju e dini se akuzat për korrupsion bëhen sa nga njëra palë dhe nga pala tjetwr. Akuzat nga opozita, kushdo qoftë ajo, mohohen nga qeveria kushdo qoftë ajo. Kjo është pjesë e politikës në vendin tuaj, apo jo?

LULZIM BASHA: Ky nuk është rasti tani.

BBC WORLD: Pse është ndryshe tani?

LULZIM BASHA: Dy raste të hetimit nga prokurorët anti-mafia kanë zbuluar mijëra orë përgjime, që tregojnë se kryeministri dhe zyrtarë të lartë të qeverisë bashkëpunojnë me bosët e krimit të organizuar për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2017. Disa nga këto përgjime janë publikuar nga Zëri i Amerikës dhe dy ditë më parë nga gazeta më e madhe gjermane Bild. Nuk ka absolutisht asnjë veprim në lidhje me këto akuza. Asnjë politikan nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe politikanët e përfshirë jo vetëm nuk janë ndëshkuar, por janë promovuar dhe janë mbrojtur nga kryeministri.

BBC WORLD: Ta shohim në një panoramë më të gjerë. Këtë qershor Shqipëria pret një përgjigje nga BE, nëse do të nisin negociatat për anëtarësim. Sa dëm mund t’i shkaktojë procesit e gjithë kjo?

LULZIM BASHA: Protestat janë pasojë e krizës së thellë politike në vend. Kështu që, pavarësisht, raporteve të sheqerosura…

BBC WORLD: Çfarë do të thotë të sheqerosura ?

LULZIM BASHA: Shumë larg realitetit.

BBC WORLD: Për çfarë arsye?

LULZIM BASHA: Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet.

BBC WORLD: Pra, çfarë duhet të thotë dhe tē bējē BE në takimin e qershorit sipas jush?

LULZIM BASHA: Mendoj se në këtë pikë gjërat janë shumë të qarta. Bashkimi Europian është ekstremisht i shqetësuar se realiteti në terren është shumë larg nga përshkrimet e burokratëve në Bruksel. Kjo duhet të jetë edhe një këmbanë alarmi për vetë institucionet e Bashkimit Europian, që t’i japin fund gjuhës së drunjtë se “shumë është bërë, por nevojitet dhe shumë për të bërë” dhe të përqendrohen nē problemet e vërteta, më të cilat përballen vendi.

BBC WORLD: Por kjo mund të çonte në një shtyrje të asaj çfarë planifikon BE. A nuk do të sillte shtyrja një dëm të madh për vendin?

LULZIM BASHA: Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
Kronikë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

20 Janar, 2026 3:26 pm
Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë
Kryesore

Deputetët e PD u përjashtuan nga parlamenti, Noka: Vendimin do e çojmë në gjykatë

20 Janar, 2026 3:19 pm
Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër
Bota

Kina do të ndërtojë ambasadën gjigande në Londër

20 Janar, 2026 3:10 pm
Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament
Politikë

Integrimi/Negociatorët me BE tregojnë projektligjet që duhen miratuar në Parlament

20 Janar, 2026 3:08 pm
Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund
Bota

Kryeministri Belg-Trump: Tërhiqu ose marrëdhëniet SHBA-Europë do të marrin fund

20 Janar, 2026 3:02 pm
Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos: Një akt i madh budallallëku
Bota

Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos: Një akt i madh budallallëku

20 Janar, 2026 3:00 pm
Para
Gjyqtari kalon vettingun, ditë më parë i dogjën makinën e bashkëshortes

Gjyqtari kalon vettingun, ditë më parë i dogjën makinën e bashkëshortes

Kur hobi të ndihmon të gjesh një thesar

Kur hobi të ndihmon të gjesh një thesar

Scarlett Johansson drejt martesës së tretë

Scarlett Johansson drejt martesës së tretë
















TE FUNDIT

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
20 Janar, 2026

Tarifat Një nga gurët themelorë të politikës ekonomike të administratës së re Trump janë tarifat. Ato u njoftuan për vende...

Lexo më shumë

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
20 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese është mbledhur prej orës 10 të mëngjesit për të shqyrtuar një kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
20 Janar, 2026

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vjet burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ky i...

Lexo më shumë

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
20 Janar, 2026

Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com