“Gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”. Ka qenë ky paralajmërimi nga kreu i opozitës, Lulzim Basha në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me projektin Teatrit Kombëtar.
Duke e cilësuar si projekt kriminal, Basha thekson se të gjithë ata që janë pjesë e këtij plani do të përgjigjen përpara drejtësisë.
“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike”, thekson Basha.
Ky reagim vjen ndërsa ditët e fundit godina e teatrit Kombëtar po boshatiste, në mënyrë që pastaj të vazhdojë prishja. / Opinion.al