Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Gjendja në shëndetësi skandaloze, të mos presim nga Zoti, të largojmë Ramën

2018/01/04 at 11:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Basha: Nuk e dua pushtetin në tavolinë, ja çfarë synon protesta

Lulzim Basha bëri thirrje sot qytetareve te ndergjegjesohen per gjendjen skandaloze ne shendetesi dhe te ngrihen per largimin e Kryeministrit Rama qe po vjedh me ane te koncesioneve.


Statusi në facebook

Në 14 nëntor, në kulmin e skandalit të Saimir Tahirit, u bëmë dëshmitarë të nje shfaqje të pashpirt të Edi Ramës me një 12 vjeçare, që vuante nga diabeti.

Ai i premtoi Damiana Bakiut, familjes së saj dhe, nëpërmjet saj, 1500 familjeve të tjera që jetojnë me dhimbjen e diabetit të fëmijëve të tyre se fishat e matjes së diabetit do të rimbursohen që nga janari 2018.

Janari erdhi, por as Damiana, as 1500 femijët e tjerë nuk do të rimbursohen, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka miratuar akoma Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017.

Damiana dhe 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit, sepse klanet e tregut miliarder farmaceutik, klientë të Edi Ramës, nuk kanë rënë akoma dakord si do të ndajnë fitimet nga Lista.

Fëmijët me diabet nuk janë të vetmit që janë mashtruar nga Edi Rama. Ai bëri fushatë elektorale me premtimin se mijëra shqiptarë do të përfitonin nga zgjerimi i Listës me 30 ilaçe të reja me fokus tek sëmundjet me përhapje të gjerë si ato të zemrës dhe të veshkave. Është e qartë se edhe këta mijëra shqiptarë janë peng i pazareve të pambyllura të klientëve të Edi Ramës me Listën e Barnave të Rimbursueshme.

Ky vit ka nisur keq edhe për spitalet dhe qendrat shëndetësore.

Siç e përshkruajnë mjekët dhe pacientët, gjendja është skandaloze, pa kushte, pa barna dhe pa kura të mjaftueshme. Shëndetësia falas nuk ekziston më as si term ne fjalorin e kryeministrit, qeveria e të cilit ka braktisur plotësisht gratë, pjesën më vitale të çdo shoqërie.

Ne Shqipëri ka rreth 500 raste të reja çdo vit me kancer gjiri dhe kjo sëmundje është shkaku kryesor i vdekjes tek gratë.Por dy analiza jetike për gratë e sëmura me kancerin e gjirit, për diagnostikimin dhe kurimin e tij, nuk kryhen më në QSUT. Ky shërbim jepet vetëm në spital privat dhe kushton 200 mijë lekë.

Prej 3 vjetësh, gratë që bëjnë mamografitë në shërbimin publik ambulator, nuk marrin përgjigje për analizat, sepse flitet se ky shërbim do të jepët me konçesion. Derisa Edi Rama të vendosë për këtë, shumë gra mund të kenë vdekur nga mungesa e një përgjigjeje elementarë, janë apo jo me kancer.

Gjendja nuk ka për t’u permirësuar, as sepse shëndeti i shqiptarëve nuk është prioriteti i Edi Ramës, por as sepse drejtuesit e spitaleve nuk do ta ngrejnë zërin për pacientët e tyre! Partia Demokratike ka sjellë fakte se në krye të spitaleve rajonale janë emëruar militantë partie, interesi kryesor i të cilëve është t’i shërbejnë partisë dhe jo qytetarëve.

Kjo situatë skandaloze në shëndetësi ka sjellë eksodin masiv të mjekëve dhe infermierëve. Në 3 vjet janë larguar nga vendi rreth 530 mjekë dhe 848 infermierë, të cilët po kërkojnë jashtë vendit kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Gjendja në shëndetësi ka qenë kritike edhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por ne nuk zgjodhëm konçesionarët para shqiptarëve. Në atë kohë, eksodi i mjekëve ishte i paimagjinueshëm.

Sot, më buxhetin e vitit 2018 qeveria la parashikuar të paguajë 40 milionë euro më vit për konçesionet e 4 klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Nëse Rama do t’i ndërpriste sot këto konçesione korruptive, 40 milionë euro do të mjaftonin per të mbuluar nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.
Por kryeministri i krimit, drogës dhe votave të blera nuk do ta bejë këtë, sepse ai nuk jep askund llogari për aktet e tij. Prandaj, është detyrë e secilit prej nesh të mos mbetemi tek urimi pesimist “Zoti na ruajtë”, por të bëjmë gjithçka për ta ndaluar Edi Ramën të dëmtojë më shumë shëndetin tonë! E vetmja kurë e plotë dhe përfundimtare për vendin është largimi i tij!



Ju sugjerojmë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

24 Dhjetor, 2025 1:59 pm
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Para
Moti ekstrem në SHBA u merr jetën 11 personave, sinoptikanët paralajmërojnë stuhi të frikshme dëbore

Moti ekstrem në SHBA u merr jetën 11 personave, sinoptikanët paralajmërojnë stuhi të frikshme dëbore

Video për mos tu humbur/ Papagalli këndon ringtone-in e iPhone kur është i mërzitur

Video për mos tu humbur/ Papagalli këndon ringtone-in e iPhone kur është i mërzitur

Detaje nga hetimet/ Saimir Tahiri udhëtoi jashtë shtetit me Orest Sotën

U kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit, gjykata liron Orest Sotën
















TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com