Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha flet pas takimit të Metës me Ballën: PD nuk do t’i ikë asnjë beteje

2022/01/19 at 3:55 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha flet pas takimit të Metës me Ballën: PD nuk do t’i ikë asnjë beteje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas takimit të presidentit Meta me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Taulant Ballën.

Gjatë një interviste në “Ora News”, Basha i është përgjigjur presidentit Meta lidhur me datën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore, ku u shpreh se PD nuk do t’i ikë asnjë beteje.

Pyetje: Zoti Basha duket se ju sot aktualisht i kryetari i Partisë Demokratike keni thuajse të gjithë faktorët politikë kundër duke mos përmendur këtu jo vetëm zotin Berisha por së fundmi edhe presidenti Ilir Meta ka dalë hapur kundër jush madje nëpërmjet një lëvizje i cili njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve e pjesshme vendore, dikush e lexoi si një përpjekje për të futur në kurth Lulzim Bashën për shkak të situatës që po kalon Partia Demokratike dhe a jeni të gatshëm ju për këtë betejë?

Lulzim Basha: E para punës Partia Demokratike nuk do t’i ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që po Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri.

Kjo që po ndodh nuk është thjesht një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thoja kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthej në një vend normal Europian demokratik dhe në një vend normal Europian demokratik faktori më i rëndësishme politik është opinioni publik, janë qytetarët, qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të  vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë.

Pyetje: Zoti Basha në pyetje të fundit tek ndryshimi dhe tek qasja e re politike. A është i gatshëm Lulzim Basha, i cili është formuar në atë politikë, duke nisur që nga viti 2005 politikë aktive, të ndryshojë kaq shpejtë, pra të sjell një qasje krejt të re politike?

Lulzim Basha: Unë besoj se gjatë këtyre viteve në politikë kam demonstruar gjithmonë një model ndryshe nga ajo që kam gjetur këtu. Besoj që ky ka qenë edhe atraksioni i shumë atyre që më kanë votuar në të gjitha betejat e mia. Që nga beteja e parë për deputet në vitin 2005, që nga rezultati si drejtues politik i qarkut të Elbasanit në vitin 2009, që nga beteja me Edi Ramën në vitin 2011.

Në të gjitha betejat ajo që unë besoj ka qenë le të themi arma më e fortë, është pikërisht një model ndryshe nga ky që tashmë mbush 31 vite i personazheve të tranzicionit, të cilët në një fazë të caktuar mund të kenë pasur një mision, mund ta kenë arritur pjesërisht apo hiç fare, apo plotësisht, por tani s’kanë çfarë të ofrojnë më.

Ndërsa Partia Demokratike, ekipi im dhe unë, jemi plotë me energji, kemi vizionin, vullnetin dhe vendosmërinë për t’i dhënë shqiptarëve këtë model, si modelin e përhershëm të të bërit politikë. Ku politika nuk është një instrument pushteti për t’iu imponuar qytetarëve, por është një instrument ndryshimi për t’i shërbyer njerëzve, për t’i shërbyer vendit.

Ju sugjerojmë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
Bota

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

9 Janar, 2026 3:51 pm
Para
Opinion/ Vetë)vrasja më enigmatike në historinë e Shqipërisë

Opinion/ Vetë)vrasja më enigmatike në historinë e Shqipërisë

1831/Fjalimi i Mustafa Pashë Bushatlliut para njerëzve të rëndësishëm të Shkodrës

1831/Fjalimi i Mustafa Pashë Bushatlliut para njerëzve të rëndësishëm të Shkodrës

Prishja e banesave te 5 Maji/Avokati i Popullit:Banorët refuzojnë me arsyen se…

Prishja e banesave te 5 Maji/Avokati i Popullit:Banorët refuzojnë me arsyen se...

TE FUNDIT

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
9 Janar, 2026

Më shumë se 50 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave antiqeveritare më 28 dhjetor, tha një...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
9 Janar, 2026

Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë Donald Trump, e madje as ligji ndërkombëtar. I pyetur në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com