Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas drekës në Plaza me disa prej ambasdorëve të vendeve të BE të akredituar në Tiranë.
“Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljet nga kriza. Është një bashkëbisedim i vazhdueshëm”, u shpreh Basha. Sa i takon mungesës së Vlahutin në këtë takim, Basha tha se aty kishte edhe mungesa të tjera.
“Jemi në bashkëbisedim me aleatët europianë dhe amerikanë”, shtoi Basha.
Kujtojmë se javën e kaluar Basha pati një drekë me ambasadorin amerikan, Donald Lu.