Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Edi Rama koka e krimit të organizuar, prandaj kapen vetëm shoferët

2018/03/03 at 2:39 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Edi Rama koka e krimit të organizuar, prandaj kapen vetëm shoferët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të shtunën ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për situatën e rëndë të krimit në vend, duke nisur me drogën dhe përfunduar me vrasjet.


Përgjatë një konference për mediat, Basha tha se cikli i krimit po thellohet, nga mariuana tek kokaina. Ai u shpreh se një gjendje e tillë në vend, nuk do ishte krijuar, nëse nuk do kishte mbështetjen e politikës.

Sipas tij, thelbi i ekonomisë shqiptare, tashmë është paraja e zezë dhe droga, duke theksuar se në vend të investimeve të huaja kemi drogë të huaj, prandaj Rama nuk mund të krijojë idenë sikur ka hequr dorë nga krimi.

“E njëjta skemë që përdori për të na bindur që në Shqipëri s’ka drogë, siç donte të na bindte se ministri Tahiri ishte ministri më i mirë. Ata që e sollën krimin nuk mund ta luftojnë atë”,-tha Basha.

Ai tha se për aq kohë sa Edi Rama do të jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi: Tahiri do të jetë i paprekshëm, Vangjush Dako i pakapshëm, sa ai është në pushtet do kapen veç shoferë jo kokat e krimit.

Deklarata e plotë e kreu të PD, Lulzim Basha:

Përshëndetje!

Një qytetar i thjeshtë, Agur Vrenozi 53 vjeç, kryefamiljar, ka humbur jetën nga dhuna e krimit. Dua t’i shpreh sot ngushëllimet e mia familjes dhe njerëzve të tij. Është një humbje e rëndë për familjen dhe njerëzit e tij, por është një tragjedi për të gjithë shoqërinë. Ky qytetar tentoi të mbronte vetë pronën dhe biznesin, të lëna në mëshirën e krimit, pa mbrojtje. Sot në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e përditshëm të krimit dhe të drogës.

Vetëm dje kanë ndodhur 4 grabitje me armë. Në Shqipëri ka vetëm një realitet: drogë dhe krim. Nën dhunën e tyre askush nuk është i sigurt.

Javët e fundit të gjithë ne këtu në Shqipëri dhe mbarë bota po shohim realitetin e  vërtetë të krimit në Shqipëri. Lumë droge drejt Europës, grabitje me armë të bankave dhe bizneseve, vrasje mafioze dhe përplasje bandash në mes të ditës. Tani për të gjithë botën po bëhet e qartë ajo që ne kishim paralajmëruar: Cikli i krimit po thellohet. Nga marijuana është kaluar në heroinë dhe kokainë. Nga grupe të vogla vendase të krimit është kaluar në organizata ndërkombëtare të drejtuara nga krimi shqiptar, të cilët arrijnë të sjellin ngarkesa si ajo prej 613 kg kokainë, që kurrë nuk mund të kishte ardhur në Shqipëri pa garanci dhe mbrojtje politike. Ju kujtoj se për çdo ngarkesë që kapet, 10 të tjera kalojnë.

Ndërkohë paraja e drogës dhe e krimit po futet në ekonomi. Bumi i ndërtimeve pa asnjë logjikë ekonomike në Tiranë; bankat me pronarë offshore që po blejnë bankat e tjera; projekti i famshëm PPP-1 mld dollarë janë të kapura apo të financuara nga paraja e zezë e krimit dhe e drogës.

Në vend të investimeve të huaja, kemi kokainën e huaj.

Në vend të eksporteve artizanale, kemi eskportin e krimit.

Prej muajsh Edi Rama po financon miliona euro propagandë brenda dhe jashtë Shqipërisë për të krijuar idenë se ai është reformuar, për të krijuar idenë se ka hequr dorë nga lidhjet me kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe tani është i përkushtuar të luftojë krimin. Është e njëjta skemë që përdori për të bindur shqiptarët dhe gjithë botën se në Shqipëri nuk kishte drogë, se Policia ishte institucioni më i besuar dhe më i mirë i qeverisë dhe se Saimir Tahiri ishte ministri më shembullor që Shqipëria kishte patur ndonjëherë. Besimi i kësaj propaganda do të kishte pasoja fatale për vendin.

Edi Rama nuk reformohet dhe nuk çlirohet dot krimi se është i zhytur thellë në të. Ata që e sollën krimin, nuk mund ta luftojnë krimin. Ata që bashkëpunuan me kriminelë, nuk mund ta luftojnë atë. Përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, nuk do të ketë asnjë shpresë për luftë kundër krimit dhe korupsionit.

Përsa kohë Edi Rama është në pushtet, nuk do të ketë drejtësi.

Saimir Tahiri do të jetë i paprekshëm.

Vangjush Dako do të vazhdojë të sundojë Durrësin dhe Qazim Sejdini Elbasanin, në bashkëpunim me bandat kriminale.

Tirana do të vazhdojë të jetë lavatriçja më e madhe në vend e pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit.

Përsa kohë Edi Rama është në pushtet do të kapen vetëm shoferë dhe punëtorë krahu, por jo kokat e krimit. Përsa kohë Edi Rama është në pushtet, shqiptarët do të kërkojnë, por nuk do të gjejnë as siguri, as mirëqënie, as zhvillim ekonomik?

 

Etiketa: Bashaedi ramakapen vetem shoferetkoka e krimit te organizuar


Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion
Kryesore

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion

10 Dhjetor, 2025 12:10 pm
Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn
Kronikë

Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn

10 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Para
25 vjeçarja rrezikon jetën nga seksi oral me dhunë, burg për 3 shqiptarët

25 vjeçarja rrezikon jetën nga seksi oral me dhunë, burg për 3 shqiptarët

A ju kujtohet Marieli i “Big Brother”? Shikoni çfarë ka ndodhur me të

A ju kujtohet Marieli i “Big Brother”? Shikoni çfarë ka ndodhur me të

Si ky model nuk u kishin zënë sytë! Njihuni me senatoren ruse dhe flokët e saj spektakolare

Si ky model nuk u kishin zënë sytë! Njihuni me senatoren ruse dhe flokët e saj spektakolare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com