Enver Hoxha u shfaq edhe njëherë, përmes simboleve në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës, dy ditë më parë. I pyetur nga mediat, lideri demokrat Lulzim Basha tha se kjo është një sëmundje e vjetër e socialisteve dhe premtoi se këto simbole do të ndalohen me ligj në Shqipëri.
“Është një sëmundje e përsëritur të cilës s’mund t’i jepet ilaçi me propozime fasadë. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, gjermanëve dhe shume shpejt do propozojmë në Kuvend një projektligj për ndalimin dhe kriminalizimin e përdorimit të simboleve të komunizmit sipas ligjit që përdorte Gjermania lidhur me simbolet e nazizmit”, tha Basha përpara selisë së PD-së. /Opinion.al