Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhuli

2016/03/02 at 10:33 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rroftë Rrota

Nga Edison YPI

Jeta e Bardhulit rridhte e thjeshtë, gdhihu, ngrysu, puno, mbars gruan, rrit kalamajtë. Megjithatë e quanin të lojtur dhe e tallnin. Bardhuli e dinte se e tallnin, megjithatë nuk i jepte rëndësi. Por nuk mund të lejonte ta tallnin të gjithë. Edhe baxhanakun, për shembull, me të cilin kishte bërë llaf disa herë.

Një natë baxhanaku mes duhmave të rakisë, bullçinjve të mbushur me mish dhe gromësimave seç i tha për gruan. Të nesren e asaj nate Bardhuli u ngrit herët. Drejt në Elbasan. U soll pak nëpër mugëtirën mëngjezore. Vajti te tregu i veglave. Bleu një sëpatë me teh të ndritshëm me bisht të shkurtër. Tek priste kusurin e kaloi një herë tehun e sëpatës mbi faqe si brisk berberi, perëndoi sytë, nxori një hungërrimë të mbytur, dhe i ra bamb një trungu aty afër. Me nofulla shtrënguar la sëpatën ngulur mbi trung derisa futi kusurin në xhep. Liroi nofullat, e shkuli sëpatën nga trungu, e futi në gji’, mbërtheu xhupin, u nis në një fshat ku farefisin dhe baxhanaku ishin mbledhur në një gosti.
Fshati ku u nis Bardhuli me sëpatë në gji ka kodra të buta me forma femrash, lumë, ullinj, shumica e shtëpive të reja, të tjerat të ndrequra, kopështe të sistemuara me gardhe të bukura me hardhira. Rrugica bosh. Kanë ikur në kurbet. Katër a pesë lokale. Ja dhe kafeneja ku ndodhi gjëma, ku përveçse mund të pish kafe mund të blesh djathë, sheqer, oriz, turshi, shapka, xhinsa, rrip mesi, kinkalerira dhe plot gjër të tjera, por nuk ka banjë dhe për të bërë shurrën duhet me dal jashtë kafenesë, majtas, rrëzë murit, anës përroit, kthesa e dytë, semafori i tretë.
Rrëfimi i kafexhiut,
-Bardhuli hyri në dhomën ku ishte baxhanaku. U mbush aq thellë me frymë sikur futi në mushkëri të gjithë ajrin e luginës së shkumbinit bashkë me Librazhdin dhe Hotolishtin. Lëshoi një klithmë të amanozotshme. Hapi xhupin, nxorri sëpatën, i hoqi baxhanakut një pjesë të kokës, një sektor sferik që ra në dysheme si tas. E hodhi sëpatën vring në një qoshe. Kafeneja u mbyt në gjak. Duke dalë Bardhuli tha; Unë e thera. Ju piqeni në hedh, j’u bëftë gjakedhjam. Dhe iku u dorëzua në Polici. Të nesërmen, një bashkëfshatari ynë matematicien merakli i matjeve të sakta, lidhur me ndarjen e kokës në dy pjesë, tha se prerja ishte realizuar me një precision mahnitës në mënyrë të tillë që volumet e pjesës së prerë dhe pjesës së mbetur të kokës së baxhanakut qëndronin ndaj njëri-tjetrit saktësisht si përqindjet e së Majtës dhe së Djathtës në zgjedhjet e fundit. Gratë motra, burrat baruta. Njëri i punës, tjetri i qefit. I punës në burg, i qefit nën dhe’. Shqiptarë të dy.

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
A do ta lejoni fëmijën të martohet me një Rom/e? Ja si përgjigjen shqiptarët

A do ta lejoni fëmijën të martohet me një Rom/e? Ja si përgjigjen shqiptarët

Ben Blushi: Për tre vite, premtimet që kemi bërë, nuk janë mbajtur 

Ben Blushi shpall platformën politike. Ja pikat

Eni Çobani dedikim prekës të atit: Ishe krenaria jonë

Eni Çobani dedikim prekës të atit: Ishe krenaria jonë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com