Kryesore

Bardhi reagon për mbetjet: I vetmi kontribut i Ramës, ndërtimi i inceneratorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 22/10/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me takimin që pati Kryeministri Rama me kryetarët e bashkive sa i takon çështjes së menaxhimit të mbetjeve. Bardhi shprehet se pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori, ndërsa pohon se i vetmi kontribut i Ramës është vjedhja e lekëve të shqiptarëve për të ndërtuar inceneratorët.

“I vetmi kontribut tetëvjeçar i Ramës për pastrimin e mbetjeve, është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve…Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori”, shkruan Bardhi. Kujtojmë se Kreyministri u tregua i ashpër kur tha se sipas ligjit ndaj kryebashkiakëve do të merren sanksione deri në marrjen e bashkis në administrim dhe çuarjen e tyre në Prokurori./Opinion.al

 

Pas