Në një deklaratë për mediat para selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se partia bashkohet kur të gjithë anëtarët e saj do të kapërcejnë veten dhe mendojnë për interesin e PD.
Bardhi theksoi se e njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar.
“Partia bashkohet ku secili prej nesh, edhe anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD dhe interesin i demokratëve”, tha Bardhi.
Ky reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD vjen një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD./Opinion.al