Ka nisur sërish me tensione seanca plenare, pasi u ndërpre për herë të tretë për shkak se deputetët bllokuan foltoren.
Seanca nisi me tonet e larta të Bardhit, i cili hidhte akuza drejt mazhorancës. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i kryeparlamentares, e cila i ka kërkuar kreut të grupit të PD që mos të bërtasë sepse bëhet i bezdisshëm.
“Ule zërin se nuk të shkon, hollohet shumë. Z. Bardhi të tërheq vërejtjen për bllokimin që po i bën foltores, të lutem po të kërkoj qetësi dhe qytetari”-i tha Nikolla-Bardhit./opinion.al