Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ngritur tonet e zërit dhe ka bllokuar foltoren në Kuvend pasi kryeparlamentarja Lindita Nikola i ndërpreu fjalën dhe deshi të nisë me rendin e ditës.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Gardës së Republikës , të cilët dolën para deputetit të PD.
Gjithashtu kreu i Grupit të PD ka goditur me grusht foltoren në shenjë revolte.
“Këto sharjet të janë bërë natyrë e dytë”, iu drejtua kryeparlamentarja.