Skuadra e Barcelonës dëshiron ta shesë mesfushorin Arda Turan, vetëm një vit pasi e transferoi nga Atletico Madrid.
E ardhmja e Arda Turan është gjithnjë e më larg Barcelonës.
Marca raporton se Barça e ka nxjerrë në shitje reprezentuesin turk, të cilin e transferoi vitin e kaluar nga Atletico për 40 milionë euro.
Katalunasit do ta pranonin një shumë prej 2/3 të asaj që i paguan për Turanin, përcjell Lajmi.net.
Arda luajti në vetëm 18 ndeshje kampionale si startues edicionin e kaluar, ndërsa ardhja e Denis Suarezit nënkupton edhe më pak minuta për lojë në sezonin e ri.