Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët e Zharrzës të rraskapitur nga udhëtimi: Shtëpia tronditet si një traget në detin 8 ballë 

2017/02/26 at 11:03 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Banorët e Zharrzës të rraskapitur nga udhëtimi: Shtëpia tronditet si një traget në detin 8 ballë 

Pas tre javësh grevë urie, një marshimi 126 kilometra nga Fieri në Tiranë dhe një nate të kaluar me batanije jashtë Ministrisë së Energjetikës, banorët e Zharrëzës shprehën të vendosur të mos tërhiqen nga protesta derisa kërkesat e tyre për dëmshpërblim të plotë të shtëpive dhe pezullim të ndërhyrjes së Bankers Petroleum në puset e ujit të plotësohen.


Protestuesit i thanë BIRN të dielën se do të vazhdojnë të presin jashtë dyerve të ministrisë derisa të merret një vendim për fatin e tyre, ndërsa shtuan se kërkesat ia bënë të qarta zëvendës kryeministrit Niko Peleshi në takimin e të shtunës.

“Në shtëpinë tonë lëkundjet janë aq të mëdha sikur të gjendesh në një traget që lundron në det 8 ballë,” tha për BIRN Plarent Mamo. “Nuk do të doja kurrsesi që im bir të rritej në një pasiguri të tillë”, shtoi ai.

Që nga viti 2008, banorët e fshatit Zharrës jetojnë me frikën e tërmeteve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të rënda të shtëpive të tyre modeste në mënyrë të vazhdueshme. Banorët ia drejtojnë gishtin kompanisë Bankers Petroleum, e cila shfrytëzon basenin naftëmbajtës poshtë shtëpive të tyre, si dhe metodën e injektimit të ujit tektonik, që përdoret për të lehtësuar nxjerrjen e naftës mbi tokë, si shkaktare të tërmeteve, shkatërrimit të banesave të tyre dhe ndotjes së mjedisit.

Më 20 dhjetor të vitit 2016, qeveria urdhëroi Kompaninë të ndërpresë injektimin e ujit teknologjik në puset e lokalizuara rreth fshatit Zharrëz. Nga data e ndërprerjes së injektimit, sipas qeverisë nuk ka pasur lëkundje të tjera në zonë, ndërkohë që grupi i punës i qeverisë ka përfunduar raportin mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Sipas raportit, që BIRN disponon, 508 shtëpi kanë pësuar dëmtime të shumta ndërsa 44 banesa janë bërë të pabanueshme.

Kompania Bankers përjashton çdo mundësi të shkaktimit të aktivitetit sizmik si pasojë e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës.

Këto janë portretet e kapura nga objektivi i BIRN të protestuesve gjatë kalvarit të tyre për drejtësi. /BIRN

Qani Rrethi një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

 

Elton Gremi një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Plarent Mamo një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

 

Alket Asllani një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Stilian Sinjari një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Endri Dine një nga grevistët dhe marshuesit nga fshati Zharrëz në Fier drejt Tiranës pozon për një foto për BIRN. 26 shkurt 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Etiketa: Bankersplasjetprotestashperythimettronditjezharrëz


Ju sugjerojmë

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Para
Plas skandali pak para çmimeve Oscar, Lagerfeld: Meryl Streep paguhet për…

Plas skandali pak para çmimeve Oscar, Lagerfeld: Meryl Streep paguhet për...

Seks pas martese? Ja pse bie dëshira 

Studimi/ Kohë e gjatë pa kryer marrëdhënie seksuale? Ja pasojat ne trupin tuaj 

A e dini sa paguhet prezantuesi i çmimeve Oscar? Nuk është ashtu siç mendoni…

A e dini sa paguhet prezantuesi i çmimeve Oscar? Nuk është ashtu siç mendoni...
















TE FUNDIT

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
9 Korrik, 2026

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
9 Korrik, 2026

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash prej...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
9 Korrik, 2026

Dashi Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më se...

Lexo më shumë

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}