Një person ka humbur jetën pasi një banesë është goditur nga rrufeja dhe u përfshi në flakë.
Paraprakisht mësohet se ngjara ka ndodhur në fshatin Dedaj, në Malësinë e Madhe.
Sipas policisë, banesa është përfshirë nga flakët pasi u godit n ga një rrufe, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi.
Shtetasi A.I., 51 vjeç, i cili ndodhej në banesë, ka pësuar djegie në trup dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.
“Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.
Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al