Aktualitet

Vrau shokun në Sarandë/43-vjeçari në gjykatë: Më mirë të kisha vdekur vetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 09/06/22 |
Opi Nion

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me  burg” për 43-vjeçarin Genti Golemi, i cili goditi me thikë Kledi Kokën dy ditë më parë.

Para togave të zeza 43-vjeçari është shprehur i penduar dhe ka kërkuar falje për atë që ka bërë.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë se sa shoku im. E kisha shok dhe mik”-tha Golemi.

Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një sherr i ndodhur pak minuta para vrasjes mes Golemit e Kokës.

Këta të fundit ishin grindur me fjalë për vendparkimin e mjeteve lundruese në limanin e qytetit.

Më pas Koka e ka goditur Golemin me sende të forta duke e gjakosur. Pak minuta më pas, Golemi me një thikë e ka qëlluar 43-vjeçarin një herë të vetme në shpinë.

Plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen Kledi Kokës, i cili ndërroi jetë në spital./Opinion.al

Pas