Një 72-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri.
Policia bën me dije se zjarri ka përfshirë katin e parë të një banese, duke shkaktuar vdekjen e Th.LL.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
















