Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret e ditëve të fundit në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë ky proces se do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë që nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.
Pas këtij procesi, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës. Pas vlerësimit financiar, çdo bashki përcakton koston e kompensimit, i cili kryhet përmes fondit të mbrojtjes civile nga fondet e vetë bashkisë së prekur.
Postimi i plotë i Ramës:
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.
Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.
KUJT HUMBI SHTËPINË DO T’IA RINDËRTOJMË FALAS dhe KUJT HUMBI KRERËT DO T’IA RIFINANCOJMË NJË MË NJË