Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banda e durrsakëve, ja kodet sekrete që përdornin në trafikun e heroinës

2016/04/08 at 1:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Banda e durrsakëve, ja kodet sekrete që përdornin në trafikun e heroinës

E filloi punën si një djalosh biçikletash: ndërsa bashkëmoshatarët e tij shpërndanin pica, ai bënte shpërndarësin shtëpiak të heroinës.

Më pas vazhdoi: në vitet e fundit kur bashkëmoshatarët e tij bënin detyrat e shtëpisë, ai sajonte mënyrat më të mira për të shpërndarë drogën.

Derisa përfundoi në të ashtëquajturin “kimisti i vogël”, siç e kanë mbiquajtur karabinierët, duke u kthyer në një person të rëndësishëm për bandën që kishte përhapur rafineri droge në tre rajone të cilat i furnizonte me heroinë dhe kokainë në veri të Italisë.

Njëmbëdhjetë prej tyre përfunduan në pranga: midis të cilëve 3 marokenë, një tunizian dhe të tjerët të gjithë nga zona e Durrësit, shumë të organizuar dhe të vendosur për t’u futur në tregun e heroinës, që pothuaj ishte zhdukur, por që tani është në një boom të vërtetë.

Mbi ta ishin kapot që nuk e preknin drogën por krijonin tregje dhe merrnin me qera apartamente të kthyera në rafineri.

Pastaj ishin ata që çonin kokainën nga Hollanda dhe heroinën në Shqipëri, njerëz të aftë të bënin udhëtime prej 1200 km pa shkëmbyer qoftë edhe një fjalë, me frikën se dikush mund ti përgjonte (psh karabinierët kishin vendosur në makina mikrotelekamera, të njëjta me ato që filmuan arrestimet)

Droga fshihej në shtresa të dyfishta poshtë kamionëve ose pas kasetofonit të makinës.

Për të hequr maskimin dhe për të marrë qeset 20 kilëshe duhej të dirigjohej një kod. Psh: Banda komunikonte nëpërmjet mesazheve të maskuara me shifra të ndërlikuara.

Ose me kode romantike: “zemra” ishte për “ para”, “shpirt” ishte “drogë”, “brune” ishte për “heroinë”.

Kësisoj “shpirti” arrinte në rafineri, ku punonin njerëz të aftë të merrnin një kile heroinë të pastër dhe ta transformonin në 12 kile për tu shpërndarë, duke e përzierë me paracetamol (substancë me bazë takipirinën)

Nuk binin në sy, dilnin sa më pak të mundeshin, nuk deheshin.

Kalonin kështu shumë kohë duke u marrë me drogën.

Gjithmonë kishte ndërrim turni: dikush që kthehej në atdhe, zëvendësohej nga një i afërm në punën e tij.

Midis tyre ishte Geraldo Bal, pikërisht “kimisti i vogël”, që tani është 19 vjeç, por ka filluar këtë punë që 16 vjeç, i cili dorëzimin e bënte falë trukeve që kishte mësuar nga kinemaja, midis të cilave dhe shkëmbimi nëpërmjet xhupave.

Në rrugë mbeti për pak kohë: kur mësoi si të ndahej droga në pjesë-pjesë.

Dhe sapo u lindën dyshimet e një hetimi e çuan në Shqipëri.

Hetimi, i cili kulminoi me 1 900 faqe informacion, u shty edhe më tej pas vrasjes së Ahmed Ammerti, në 12 janar 2013 në Cortenuova.

Karabinierët hetuan mbi viktimën, duke zbuluar se i vëllai Mohammed ishte shpërndarës droge.

Dhe nga aty u mësua se furnizuesit e tij ishin pikërisht banda shqiptare.

Në etapa të ndryshme u mbyllën rafineritë, dhe u sekuestruan 100 kilogram drogë, midis të cilave, kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Deri në arrestimin këto ditë të 15 personave: një nga kapot u arrestua sapo zbarkoi në Orio, të tjerët dje në orën 5 të mëngjesit midis Romanos, Milaneses dhe Umbrias.

Dhe kështu u kthye në burg Ammerti, që i përgjuar, në momentin kur i biri i qahej se përse shokët e tallnin duke i thënë që babai yt është shpërndarës droge, ai i thoshte: “ u thuaj shokëve të tu që baballarët e tyre nuk kanë bythë të shpërndajnë drogë, ndaj e bën babai im”

Tani është në burg dhe vila e tij gjysëm milion dollarë në Romano është sekuestruar.

Mbeten gjithsesi për tu arrestuar 25 persona në kërkim, midis të cilëve edhe “kimisti i vogël”./ Dritan Laci

Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Para
Arrestohet 30 vjeçari, përndiqte ish të fejuaren pas ndarjes

Arrestohet 30 vjeçari, përndiqte ish të fejuaren pas ndarjes

Sherr në një dasmë/ Gruaja i tregon gishtin e mesit vjehrrit

Sherr në një dasmë/ Gruaja i tregon gishtin e mesit vjehrrit

Shqiptari sherr në Pub me italianin, tenton ta godasë me kazmë

Shqiptari sherr në Pub me italianin, tenton ta godasë me kazmë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com