Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe… 

2024/01/24 at 2:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Balla takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol: Do bashkëpunojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe… 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Hagë me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle. Në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit me EUROPOL për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. 


Sipas Ballës, revanshi i sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krimit me policinë dhe drejtësinë. 

“Është një proces i rëndësishëm, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e besueshmërisë së Policisë së Shtetit tek qytetarët, dhe për këtë qëllim do të vazhdojmë të shkëmbejmë informacion të vlefshëm që lidhet me këtë proces, për të ndarë një herë e përgjithmonë ata punonjës policie që punojnë me ndershmëri dhe devotshmëri në interes të objektivave dhe qëllimeve të Policisë së Shtetit, me ata punonjës të Policisë së Shtetit që gjatë aktivitetit apo ushtrimit të detyrës së tyre ndajnë informacion ose dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit me grupet apo individë kriminal”, nënvizoi Balla. 

Ai tha se në fokus gjithashtu do të jetë lufta kundër krimit të organizuar, si dhe ajo kundër krimit kibernetik. EUROPOL do të ofrojë në këtë aspekt, ekspertizën më të mirë për Policinë Shqiptare. 

“Bashkëpunimi me EUROPOL gjatë vitit 2024 do të njohë një nivel tjetër, duke e shtrirë këtë në 120 aktivitete operacionale të përbashkëta ku Shqipëria do të jetë pjesë e rëndësishme të zbatimit të tyre në territorin europian, pra jo vetëm në Shqipëri por edhe në një pjesë të rëndësishme të vendeve anëtarë të BE”, theksoi ministri i Brendshëm, pas takimit të nivelit të lartë. 

EUROPOL ka strukturë të shtrirë, jo vetëm në BE por edhe në vende të tjera, në luftën kundër aktiviteteve kriminale, përfshirë trafikimin e paligjshëm të qenieve njerëzore. E megjithë faktin se rajoni ynë është  korridor i rëndësishëm, Shqipëria është vlerësuar maksimalisht nga vendet partnere për rezultatet e dukshme që ka arritur në këtë fushë. 

Fjala e plotë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, pas takimit me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol: 

Bashkëpunimi me Europol është shumë i rëndësishëm në një sërë detyrash që Policia e Shtetit ka në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, por edhe forma të tjera të kriminalitetit, sikurse është lufta kundër krimit kibernetik, lufta kundër krimeve ekonomike e financiare, trafikimi i paligjshëm i qenieve njerëzore dhe plot sfida që na duhet t’i përballim së bashku me ekspertizën më të mirë që mund të na ofrojë Europol. 

Në fakt bashkëpunimi me Europol gjatë vitit 2024 do të njohë një nivel tjetër, duke e shtrirë këtë në 120 aktivitete operacionale të përbashkëta ku Shqipëria do të jetë pjesë e rëndësishme të zbatimit të tyre në territorin europian, pra jo vetëm në Shqipëri por edhe në një pjesë të rëndësishme të vendeve anëtarë të BE. 

Kemi rënë dakord me Drejtoren Ekzekutive të Europol për të marrë ekspertizë kryesisht në fushën e krimit kibernetik, aty ku duket qartë që do të jetë dhe sfida e madhe jo vetëm e jona, por edhe vendeve të tjera përfshirë vendet e BE. 

Kemi diskutuar me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it edhe sa i përket procesit të vetëpastrimit të policisë. Është një proces i rëndësishëm, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e besueshmërisë së Policisë së Shtetit tek qytetarët, dhe për këtë qëllim do të vazhdojmë të shkëmbejmë informacion të vlefshëm që lidhet me këtë proces, për të ndarë një herë e përgjithmonë ata punonjës policie që punojnë me ndershmëri dhe devotshmëri në interes të objektivave dhe qëllimeve të Policisë së Shtetit, me ata punonjës të Policisë së Shtetit që gjatë aktivitetit apo ushtrimit të detyrës së tyre ndajnë informacion ose dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit me grupet apo individë kriminal. 

Falë shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in ne kemi arritur tashmë të identifikojmë punonjës policie, të cilët janë nën hetim sa i përket qasjes që kanë pasur në aplikacionet e koduara. Po ashtu do të vazhdojmë ta shkëmbejmë këtë informacion në mënyrë të përditshme dhe vijuese me qëllim që t’i shkojmë në fund këtij procesi vetëpastrimi të Policisë së Shtetit. 

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që EUROPOL ka një strukturë të shtrirë, jo vetëm në BE por edhe në vende të tjera, në luftën kundër aktiviteteve kriminale ku një pjesë të rëndësishme të diskutimit e ka marrë lufta kundër trafikimit të paligjshëm të qenieve njerëzore. Të mos harrojmë që Ballkani Perëndimor mbetet një korridor i rëndësishëm ku në fakt Shqipëria vlerësohet maksimalisht edhe nga Komisioni Europian, edhe nga partnerët e tjerë për rezultatet e dukshme që ka arritur në luftën kundër këtij fenomeni. Ndërkohë do të vazhdojmë të intensifikojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve edhe në fusha të tjera me interes në luftën kundër krimit financiar, krimit ekonomik dhe fusha të tjera me interes të dyfishtë. 



Ju sugjerojmë

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës
Bota

Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës

9 Qershor, 2025 1:38 pm
Para
Gjyqtari i KPA-së, Ardian Hajdari shpallet fajtor për fshehje pasurie

Gjyqtari i KPA-së, Ardian Hajdari shpallet fajtor për fshehje pasurie

“Duam këmbën e dytë të Mbappe”, Rama: Procesi i integrimit është më i mërzitshmi në botë

Rama intervistë në Spanjë: Sot jemi në vëmendjen e të gjithëve, së shpejti marrim stafetën… 

Kryeministri Rama takohet me mbretin Filipe VI në Madrid  

Kryeministri Rama takohet me mbretin Filipe VI në Madrid  
















TE FUNDIT

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
9 Qershor, 2025

Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur...

Lexo më shumë

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
9 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në...

Lexo më shumë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
9 Qershor, 2025

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja...

Lexo më shumë

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
9 Qershor, 2025

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com