Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e një 18-vjeçari, i cili në bashkëpunim me një të mitur, vodhi disa sende me vlerë, dy turistëve gjermanë në Himarë.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shprehet se Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse.
“Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj. Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut“, shkruan Balla.