Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

2025/05/13 at 12:46 PM
në Kryesore, Te Fundit, Zgjedhje 2025
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, Taulant Balla në një intervistë për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli ka falënderuar të gjithë votuesit nga diaspora, duke u shprehur i kënaqur nga rezultatet e deritanishme.

Balla thekson se sipas projeksioneve beson se në përfundim të procesit do të rezultojë që 6 nga 10 shqiptarë në diasporë kanë mbështetur Partinë Socialiste.

“Së pari gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen shqiptarëve për këtë besim të madh që i kanë dhënë Edi Ramës dhe PS. Ky është një moment historik për vetë kontekstin ku është Shqipëria dhe kjo votë ishte mbështetja e këtij drejtimi të duhur të Shqipërisë, por edhe pse për herë të parë ishte vota e diasporës duke rregulluar një deficit, pasi diaspora është një krenari për ne. Vota e diasporës u arrit falë insistimit tonë. Afër 200 mijë vota vijnë nga diaspora dhe nuk është një shifër e vogël dhe imagjinoni u miratua në Korrik të vitit të shkuar dhe u arrit në kaq pak kohë që të votohet. Është një rezultat në pritshmëritë tona. Ka qarqe ku rezultati është i shkëlqyer, kemi edhe qarqe ku mund të kishte qenë më mirë, por në nivel kombëtar besoj që do të jemi në shifrat që 6 nga 10 bashkatdhetarë tanë në diasporë na kanë mbështetur”, shprehet Balla.

Ndërkohë socialisti Balla u pyet edhe lidhur me akuzat e demokrates Jorida Tabaku për intimidim të numëruesve në Parkun Olimpik ku po numërohen votat e diasporës.

Zonja Tabaku ka rezerva se ju keni intimiduar numëruesit në Parkun Olimpik. A është e vërtetë kjo?

Taulant Balla: Më vjen keq që e thotë një kolege dhe një shoqe e imja, por e vërteta është që me të gjithë ekipin edhe me përfaqësues të PD që janë këtu kemi një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë.

Sa i përket pritshmërive për votën e diaporës, Balla thekson që pret që PS të dali forcë e parë politike edhe në qarkun Shkodër ku në numërimin e votave nga brenda vendit PD-ASHM ka dalë forcë e parë.

“Rezultati është brenda pritshmërive. Vota e diasporës për qarkun Shkodër unë besoj që në fund të procesit, PS do të dali forcë e parë politike, ndërkohë që të gjitha qarqet e tjera me përjashtim të qarkut Kukës, në të gjitha tjerat PS është forcë e parë me diferencë”, thotë socialisti.

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

19 Dhjetor, 2025 2:13 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 1:03 pm
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
Aktualitet

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

19 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kryesore

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

19 Dhjetor, 2025 12:02 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 11:58 am
SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Para
Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore

'Lista e Hapur'/ Celibashi: S’lejojmë 'trafikimin' e votave për kandidatët

TE FUNDIT

I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
19 Dhjetor, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Prej orës 10:30 vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për...

Lexo më shumë

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë

SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane, vendimi prek edhe Shqipërinë
19 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar programin amerikan të lotarisë së green card pas një sulmi me armë në Universitetin Brown javën...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
19 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë. Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com