Ka mbërritur në Presidencë propozimi i kryeministrit Edi Rama për të emeruar ministër të Brendshëm, zotin Taulant Balla.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e Presidentit të Republikës.
Të shtunën kryeministri Rama shkarkoi Bledi Çuçin nga posti i ministrit të Brendshëm dhe emeroi në këtë detyrë Taulant Ballën./Opinion.al