Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla: Mbi ligjin dhe qytetarët s’do ketë më të fortë. Bashkë me katranin me bojë ka marrë fund…

2023/12/08 at 3:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Balla: Mbi ligjin dhe qytetarët s’do ketë më të fortë. Bashkë me katranin me bojë ka marrë fund…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka bërë një bilanc të punës në institucionin që ai drejton.


Balla ndër të tjera theksoi se mbi ligjin dhe qytetarët nuk mund të jenë të fortët. Ai po ashtu tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbetet prioritet.

 “Në territorin e këtij vendi nuk do të ketë feude, bajraqe ku mbi ligjin dhe qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte deri në derën e komisariatit, drejtësia që shitej me para i nxirrte nga dera tjetër pas komisariatit.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbetet prioritet.

Goditjet e fundit kundër grupeve kriminale thjesht do vazhdojnë të intensifikohen.

Hetimet në bashkëpunim me SPAK po çmontojnë grupet e përfshira në ngjarje të rëndë apo trafiqe ndërkombëtare. Falë vendimit për të drejtat e njeriut, edhe hetimi i vrasjeve të 21 janarit është një detyrë prioritrt  për policinë.

Koha kur policia nuk zbatonte vendimet e gjykatës  dhe të prokurorisë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë bashkë me katranin me bojë”, tha Balla.

Fjala e plotë e Ballës

Ky Kongres i Partisë Socialiste erdhi në momentin e duhur, në aspektin e detyrave dhe bilanceve tona qeverisëse në të gjitha nivelet, por edhe të axhendës tonë politike që duhet të përmbyllet me fitoren e zgjedhjeve të radhës parlamentare.

Lajmi më i bukur i këtij viti nuk është vetëm shifra 10 milionë (që presim të mbyllim deri më 31 Dhjetor), por çertifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.

Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Siguria publike, në këtë sezon turistik historik, ishte një test i rëndësishëm pasi çertifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurtë turistik, me ZERO ngjarje kriminale, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar.

Sezoni i ri turistik do të ketë Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike si një forcë shtesë për garantimin e sigurisë në destinacionet kryesore turistike. Inspektoriati Kombëtar i Mbrjtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera do duhet të garantojnë plazhe të lira dhe bregdet të pastër, nga Velipoja deri në Ksamil.

Investimet në infrastrukturën rrugore, përdorimi i teknologjisë në kontrollet e policisë rrugore ka sjellë një përmirësim tepër të madh të indikatorëve të sigurisë në rrugët e Shqipërisë.

Në 10 vitet e fundit numri makinave në pronësi të qytetarëve shqiptarë është dyfishuar,

nga 445.956 mjete në në vitin 2013,

në 758.000 mjete në vitin 2022,

ndërsa numri i aksidenteve është përgjysmuar

nga 2075 në vitin 2013 në 1.165 në vitin 2022,

ndërsa 2023 do të vazhdojë trendi i uljes së numrit të aksidenteve.

Por nuk është vetëm kjo.

Në këtë analizë nuk përfshihet rritja me disa fish e numrit të  mjeteve me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri, krahasuar me 10 vite më parë.

Vera e zgjatur e këtij viti na ndihmoi shumë për turizmi, por na vendosi përballë një numri të frikshëm zjarresh. Kam ndjekur dhe do të vazhdoj të ndjek personalisht proceset gjyqësore në ngarkim të 101 shtetasve të arrestuar/proceduar penalisht për këtë fenomen barbar

Të dashur miq,

Prej ditës së parë si Ministër i Brendshëm kam kuptuar se suksesi në këtë detyrë publike është i pamundur pa krijimin e një fryme skuadre në përpjekjen për të përmbushur objektivat në këtë sektor sfidues.

Kam shtërnguar duart me një pjesë të madhe të efektivëve dhe do të vijoj të takohem e dëgjoj me vëmendje çdo anëtar të trupës së Policisë.

Rezultatet e arritura deri më tani janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Në territorin e kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë.

Hetime komplekse në bashkëpunim me SPAK apo prokuroritë e jursidiksionit të përgjithshëm në rrethe po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash.

Falë vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, edhe hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është një detyrë prioritare për policinë dhe prokurorinë.   

Ka një rënie drastike të numrit të vrasjeve kriminale gjatë këtij viti,

32 deri më tani 2023 krahasuar me 42 në vitin 2022

dhe me 124 në vitin 2012.

Duke e bërë vitin 2023 si një vit historik për rendin dhe sigurinë.  

Këtu nuk duhet lënë pa përmendur edhe rritja e zbulueshmërisë dhe forcës parandaluese.

Indeksi Europian mbi Kriminalitetin dhe Sigurinë Publike e përcakton tashmë Shqipërinë si një vend me indicator sigurie më të lartë sesa fqinjë tanët të cilët janë anëtarë të Bashkimit Europian.

Vetëm në 20 javët e fundit, Policia e Shtetit ka realizuar

13 Operacione Kombëtare dhe 490 operacione policore lokale, me 3549 persona të ndaluar.

Lufta kundër fenomenit shqetësues të përdorimit të lëndëve narkotike po garanton cdo ditë shkolla dhe komunitete më të sigurta.

Deri në këtë moment falë Operacionit Kombëtar “TEMPULLI” janë goditur 24 grupe kriminale

dhe janë vendosur para drejtësisë 495 shtetas,

prodhues, shpërndarës dhe trafikantë të lëndëve narkotike.

Operacioni Kombëtar “SUNDIMI I LIGJIT” po jep gjithashtu rezultate të kënaqshme duke cuar para drejtësisë 302 shtetas,

të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, grupe kriminale të përfshira në organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, për armëmbajtje pa leje, për mashtrim, kontrabandë dhe krime të tjera ekonomike.

Në vijim të pastrimit të alpeve dhe zonave të tjera në të gjithë territorin,

janë asgjësuar 180 371 bimë narkotike cannabis sativa,

me 148 shtetas të ndaluar dhe vendosur nën akuzë.

Janë parandaluar nga Policia e Shtetit 45 ngjarje kriminale

dhe kjo duhet të sfida e re e punës së përditshme të policisë.

I kam kërkuar drejtorive vendore të policisë dorë të hekurt kundër dhunës më bazë gjinore dhe mbrojtje e mbështetje për viktimat e dhunës.

Policia e Shtetit po fiton një besim më të madh jo vetëm nga publiku por dhe nga agjencitë e vendeve partnere.

Qytetarët janë jo vetem arsyeja pse ekziston Policia, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike e private. 

Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit.

Kush nuk është dakord me urdhërin apo vendimin e punonjësit të policisë të marrë avokatin, por në rrugën tonë “të të bërit shtet”, na duhet të vendosim një standard të ri në autoritetin e punonjësit të Policisë së Shtetit.

As Ligji, as publiku nuk mund të pranojnë më shtyrje, fyerje, kërcënime, kanosje, dhunë dhe rrezikim të jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës, duhet vendosur një standard të ri ndaj kujtdo që ngre dorë kundër Shtetit.

Një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë.

Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal dhe do të përforcohen në Kodin e ri Penal, si dhe në ligjin për Policinë Shtetit.

Rritja e standartit të jetesës dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie si dhe të Gardës së Republikës, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja.

Prandaj falë mbështëtjes së Kryeministrit, e bëmë fakt dhe kemi tashmë 92 punonjës policie të cilët janë shpallur përfitues dhe do të hynë më në fund banesën e tyre.

Shpresoj të kemi të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit.

Buxheti 2024, që miratuam dje në Kuvend, do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie.

Rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit,

e cila tashmë ka hyrë në një fazë të re,

për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës,

të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

Hetimet në bashkëpunim me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm vijojnë dhe rezultatet e këtij procesi janë domethënëse:

323 punonjës policie të arrestuar/proceduar deri më tani.

Këto operacione dhe këto rezultate janë vetëm fillimi i vendosmërisë tonë për të vijuar me vetë-pastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit nga ata elementë të cilët e dëmtojnë atë.

Ky proces i cili sapo ka hyrë në një fazë të re do t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve një Polici më të fortë dhe një nivel akoma më të lartë të sundimit të ligjit.

E sotmja nuk ka krahasim me të shkuarën dhe ditë pas dite rikthimi i besimit tek Policia e Shtetit po avancon në mënyrë të dukshme dhe të padiskutueshme.

Por e ardhmja nuk do të ketë krahasim me të sotmen dhe unë kam nderin e madh, besimin e Kryeministrit, të shumicës së Kuvendit dhe shpresoj të shumicës së shqiptarëve për të vazhduar ndërtimin e besimit të duhur tek Policia e Shtetit edhe më shpejt, duke përmirësuar çdo gjë, në çdo drejtim.

 

 



Ju sugjerojmë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
Kronikë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

8 Maj, 2025 8:22 pm
Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
Aktualitet

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

8 Maj, 2025 8:07 pm
Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
Bota

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

8 Maj, 2025 8:05 pm
“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
Aktualitet

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

8 Maj, 2025 7:51 pm
Kush është Papa i ri Leo XIV?
Bota

Kush është Papa i ri Leo XIV?

8 Maj, 2025 7:47 pm
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
Papa i ri është Robert Francis Prevost
Bota

Papa i ri është Robert Francis Prevost

8 Maj, 2025 7:30 pm
Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama
Kryesore

Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

8 Maj, 2025 7:23 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

8 Maj, 2025 7:13 pm
Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani
Bota

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

8 Maj, 2025 7:08 pm
Para
Kongresi i PS, Veliaj: Vlera e pronës në 10 vitet e fundit në Tiranë është rritur me 250-300%.

Kongresi i PS, Veliaj: Vlera e pronës në 10 vitet e fundit në Tiranë është rritur me 250-300%.

KE miraton paketën e zgjerimit, raport progresi përfshin edhe Shqipërinë e Kosovën 

BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve 

Putin zgjedh vendin e parë në NATO që do vizitojë që nga nisja e luftës në Ukrainë

Putin njofton se do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial
















TE FUNDIT

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
8 Maj, 2025

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar fazën e parë të operacionit policor të koduar "Premtimi", i cili...

Lexo më shumë

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
8 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri. “Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të...

Lexo më shumë

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
8 Maj, 2025

Presidenti Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr  pozicionin më...

Lexo më shumë

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com