Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim ditën e sotme me strukturat e policisë vendore në Lezhë, pas takimit të zhvilluar në Shkodër.
Nga pamjet e sigurara, ministri Balla shihet duke u futur në ambientet e brendshme të institucionit. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 60 minuta.
Sipas burimeve, ministri u ka kërkuar drejtuesve të policisë vendore angazhim maksimal në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe në luftën kundër kriminalitetit.