Deputeti i PS, Taulant Balla i cili merr pjesë në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqiperi që zhvillohet sot në Bruksel ka deklaruar se 5 deputetë të PD i kanë thënë jo hapjes së negociatave. Ai theksoi se nga PD vetëm, Bregu votoi pro.
Statusi i plotë i Ballës
Skandali i PD shkon deri ne fund. Bumci, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojne kunder rekomandimit per hapjen e negociatave.
Ja teksti qe mori votat pro te deputeteve te mazhorances, eurodeputeteve te majte, te djathte dhe te gjelbert dhe te Majlinda Bregut:
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocijimit BE-Shqiperi i “ben thirrje Komisionit Europian dhe Keshillit per hapjen e negociatave dhe Shqiperise te siguroje me shume progres te qendrueshem ne lodhje me implementimin e 5 prioritetve, qe duhen per hapjen e negociatave”.
Faleminderit miqve te Shqiperise ne Parlamentin Europian!
Opozita nuk mundi ta prishe lajmin e mire qe Shqiperia jone pret neser nga Komisioni Europian, pra rekomandimin pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian. Megjithese se ushtari Aldo beri edhe sot kamikazin.